Skip to content Skip to footer

Paqartësi strategjike: një shqyrtim i politikës dhe strategjisë së sigurisë kombëtare të Shqipërisë

Hartimi dhe koordinimi i politikave të sigurisë kombëtare janë gjithnjë e më të domosdoshme duke marrë parasysh rritjen e kompleksitetit të marrëdhënieve ndërshtetërore, konkurencës në fushën e zhvillimit dhe përdorimit të teknologjive të avancuara, si dhe një mjedis gjeopolitik dinamik dhe gjithnjë e më tepër shumëpolar. Pavarësisht domosdoshmërisë së rikonceptimit të politikave të sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe përcaktimit të rolit të saj në politikën ndërkombëtare, udhëheqja politike shqiptare dhe zyrtarët përgjegjës për hartimin e këtyre politikave vijojnë ende t’i shohin ato disi ngushtësisht nga ana institucionale dhe konceptuale.

Qëllimi i këtij dokumenti diskutimi është shqyrtimi kritik i strategjive të sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe qasjes institucionale për hartimin e politikave të sigurisë kombëtare. Dokumenti shqyrton tri strategjitë e sigurisë kombëtare (SSK-të) të miratuara në vitet 2000, 2004 dhe 2014 për të identifikuar ngjashmëritë në strukturën e tyre si dhe objektivat kryesore të sigurisë kombëtare dhe perceptimet e kërcënimeve.

buy lipitor online buy lipitor online generic

SSK 2014 është shqyrtuar në mënyrë më të hollësishme pasi është strategjia aktuale e sigurisë kombëtare dhe informacioni në lidhje me hartimin dhe procedurat e zbatimit të tij ishte më i disponueshëm.

buy intagra online buy intagra online generic

Punimi trajton më tej pesë raste studimore të hartimit dhe koordinimit të politikave të sigurisë kombëtare për të nxjerrë në pah praktikat më të mira që mund të merren parasysh nga politikëbërësit shqiptarë.

Klikoni për të shkarkuar dokumentin në anglisht / shqip.

Ky dokument politikash i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) është prodhuar në kuadër të projektit: “Platforma e Politikave: Ecja përpara në axhendën e integrimit të Shqipërisë në BE” mbështetur nga Fondacioni Hanns-Seidel.

buy tadacip online buy tadacip online generic