Skip to content Skip to footer

Seminar për Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri mbi “Parimet SIGMA për Administratën Publike”

 

Më 8 shkurt 2017 në Tiranë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizoi një seminar kombëtar për OSHC-të mbi parimet e SIGMA-s për administratën publike. Përfaqësues të 35 organizatave të shoqërisë civile dhe gazetarë vendas morë pjesë gjatë ditës së aktivitetit në kuadër të projektit WeBER për Mbështetjen e Shoqërisë Civile për Monitorimin e Reformës në Administratën Publike në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt ka për qëllim të prezantojë Parimet e SIGMA-s për Administratën Publike  tek një grup më i gjerë i përfaqësuesve të shoqërisë civile që janë aktivë ose synojnë të zhvillojnë kapacitetet dhe të fokusohen në fushat të lidhen me reformën e administratës publike (RAP).

Gjergji Vurmo, Drejtor Programi i IDM dhe Bagrat Tunyan, Këshilltar i lartë dhe Koordinator i SIGMA për Shqipërinë përshëndetën pjesëmarrësit dhe ndanë më audiencën objektivat e seminarit.

Në panelin e parë u trajtua Kuadri Strategjik për Reformën në Administratën Publike dhe fusha e Zhvillimit dhe Koordinimit të Politikave që u prezantua nga  Z. Tunyan me një prezantim interaktiv. Z. Lech Marcinkoëski, ekspert i SIGMA, në panelin e dytë të seminarit prezantoi për audiencën Shërbimin Publik dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, ofrimin e shërbimeve dhe Llogaridhënien. Ndërsa, kapitulli i fundit mbi Menaxhimin e financave Publike u prezantua nga Brian Finn (SIGMA) në panelin e tretë të aktivitetit.
Çdo prezantim u shoqërua me një diskutim interaktiv me pjesëmarrësit, duke i dhënë mundësinë përfaqësuesve të OShC-ve që të merrnin pjesë në mënyrë aktive në seminar dhe duke theksuar fushat kyçe ku OSHC-të janë më aktive dhe ku mund të kontribuojnë më shumë.

Sesioni i fundit i seminarit u rezervua për diskutimet rreth aktiviteteve në vazhdim të WeBER që u prezantuan nga Erisa Lame, Hulumtuese e WeBER dhe Gjergji Vurmo Koordinator për Shqipërinë. Konkretisht, ky sesion u fokusua draft konceptin e Grupeve Kombëtare të Punës (GKP) mbi RAP, dokumentin e punës të prezantuar mbi metodologjinë e monitorimit të RAP dhe instrumentin e granteve të vogla të projektit WeBER.