Prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në Shqipëri kanë qenë historikisht të parregulluara. Pavarësisht përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, standartet evropiane për mbikëqyerjen parlamentare, verifikimin e operatorëve ekonomikë dhe llogaridhënien e autoriteteve kontraktore mbeten të paarritshme nga autoritetet shqiptare.
Ky dokument politikash trajton problemet që rrjedhin prej boshllëqeve ligjore, mungesës së llogaridhënies institucionale dhe të bashkërendimit ndërinstitucional.
Gjithashtu, rekomandon ndryshime ligjore dhe administrative të cilat mund ta bënin procesin e prokurimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë më efikas dhe të sigurt.