Udhëzues mbi ngritjen dhe funksionimin e klasterave ekonomikë
Në një përpjekje për të siguruar mbështetje për fuqizimin e grave përmes zhvillimit të klasterit ekonomik, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në bashkëpunim me organizatën vendore Agritra Vizion dhe me mbështetjen e UN Women është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i Grave përmes Zhvillimit të Klasterave Ekonomikë” në Dibër. Ky projekt synon të nxisë fuqizimin ekonomik dhe mundësitë e punësimit për gratë si dhe të zhvillojë, diversifikojë dhe promovojë klasterat ekonomikë dhe bizneset e vogla dhe të mesme në zonat rurale dhe periferike në Shqipëri. Rezultatet e pritshme të projektit janë: 1. Hartimi i udhëzimeve për ngritjen dhe funksionimin e klasterave ekonomikë në fushën e agro-turizmit 2.
Ngritja e një klasteri ekonomik pilot që synon fuqizimin e grave 3. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik dhe krijimi i vlerës së shtuar ekonomike 4.
Forcimi i njohurive dhe kapaciteteve të aktorëve të përfshirë 5.
Publikimi i arritjeve kryesore dhe promovimi i klasterit në nivel kombëtar.
[button linking=”default” link=”/wp-content/uploads/2014/11/Fuqizimi-Ekonomik-i-Gruas-Udhezues-per-ngritjen-e-Klasterave-Ekonomike_2014-1.pdf” align=”left” size=”medium” type=”standard” style=”solid” icon=”download” title=”Download”]Download[/button]