Irma Semini

M&E Expert/ Researcher

Address: Shenasi Dishnica, Nd. 35, H. 1, 1017, Tirana, Albania

Irma Semini është hulumtuese dhe staf i Monitorimit dhe Vlerësimit (M & V) të projekteve/programeve. Fushat e interesit të saj kërkimor janë përfshirja sociale, fuqizimi i të rinjve dhe çështje të migrimit.

Para se të bashkohej me ekipin e IDM-së, Irma ka punuar mbi gjashtë vjet si specialiste e Hartimit, Monitorimit dhe Vlerësimit në World Vision Shqipëri dhe Kosovë, një organizatë ndërkombëtare humanitare dhe zhvillimore me në fokus fëmijët, në të cilën sigurohej për cilësinë e projekteve / programeve dhe raportimin e granteve në përputhje të plotë me kërkesat e donatorëve. Irma ka një përvojë të gjerë në hartimin, shkrimin e vlerësimeve dhe analizave të situatës, përgatitjen e raporteve dhe kryerjen e analizave statistikore. Për më tepër, ajo është pjesë e grupit të eskpertëve të M&V-it të trajnuar në përgjigjen ndaj emergjencave dhe ndërhyrjeve të rimëkëmbjes në kontekstin humanitar.

Irma është një ish-studiuese Erasmus që zotëron një master në Sociologji nga Universiteti Masaryk në Republikën Çeke dhe një diplomë Bachelor në Sociologji nga Universiteti i Tiranës. Ajo ka përfituar disa bursa studimi dhe ka përvojë si asistent pedagoge në kursin e metodave të kërkimit shkencor pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

Ajo zotëron gjuhët shqip (amtare), anglisht, italisht.

Publikime të zgjedhura:

  • Capani, B. Selmani, F. Semini, I. & Kallciu, A. (2020) Raport vlerësimi mbi ndikimin e COVID-19 në mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve në Shqipëri. World Vision Albania
  • Capani, B. Selmani, F. Semini, I. & Kallciu, A. Raporti i parë i Vlerësimit të Shpejtë të situatës pas tërmetit. World Vision Albania
  • Allmuca, M. Dibra, S & Semini.I. (2016) Riintegrimi në sistemin arsimor i azilkërkuesve të rinj të rikthyer në Shqipëri. Institute for Democracy and Mediation (IDM)