Skip to content Skip to footer

Udhëzues për Procesin e Vlerësimit të Riskut të Integritetit në Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore

Prej vitit 2020 që punonjësit e bashkive të vendit po zbatojnë planet e integritetit, tashmë është koha për të përmirësuar qasjen ndaj vlerësimit të riskut të integritetit brenda bashkisë.

Ekipi i ekspertëve të IDM Albania në bashkëpunim me stafin e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore kanë hartuar Udhëzuesin për Procesin e Vlerësimit të Riskut të Integritetit në Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore.

Udhëzuesi ofron një rrugë të qartë dhe praktike për identifikimin dhe menaxhimin e riskut të integritetit brenda institucioneve të qeverisjes vendore. Synimi kryesor është të promovojë transparencën dhe përgjegjshmërinë në punën e institucionit për të siguruar që vendimet të jenë në përputhje me standardet më të larta të demokracisë dhe qeverisjes së mirë.

Çfarë përfshin Udhëzuesi:

  • Hapat praktikë për vlerësimin e rrezikut të integritetit.
  • Udhëzime të detajuara për identifikimin e risqeve specifike.
  • Strategjitë dhe masat për t’u përballur me këto rreziqe në mënyrë efektive dhe efikase.

STAR3 Reforma Administrativo-Territoriale është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian European Union in Albania, Qeveria e Suedisë Embassy of Sweden in Tirana, Qeveria e Zvicrës Embassy of Switzerland in Albania, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës USAID/Albania, UNDP Albania dhe Qeveria e Shqipërisë.

Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri (PNUD) në bashkëpunim me Ministria e Brendshme, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Për t’u informuar më tepër, lexoni të plotë:Udhëzues për Procesin e Vlerësimit të Riskut të Integritetit në Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore