Skip to content Skip to footer

Daniel Prroni

Hulumtues

Address: Shenasi Dishnica, Nd. 35, H. 1, 1017, Tirana, Albania

Daniel Prroni është i angazhuar si hulumtues pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i përqëndruar kryesisht në politikat e anti-korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Ai është angazhuar në sektorin e shoqërisë civile prej disa vitesh, duke shërbyer si koordinator projektesh në fushën e të drejtave të njeriut. Danieli gjithashtu është angazhuar në punë kërkimore kushtuar procesit të integrimit në Bashkimin Europian dhe bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor. Ai ka kryer një program Fellowship pranë Center for Policy Innovation mbi inovacionin në sektorin publik, behavioural design dhe politikëbërjen e bazuar në evidencë.

Danieli ka studiuar Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe ka kryer studimet e nivelit Master pranë KU Leuven dhe Universität Zürich në të Drejtë Europiane dhe Ndërkombëtare.

Ai zotëron gjuhën shqipe (amtare), angleze, italiane dhe ka njohuri fillestare të gjuhës gjermane.

Publikime:

Indeksin e Qëndrueshmërisë së Organizatave të Shoqërisë Civile 2021

European Engagement with the Western Balkans under the Berlin Process: analysing progress in 2020-2021