sqen

Shqipëria dhe Maqedonia drejt një të kuptuari më të mirë dhe njohjes reciproke

Departament: CESA
When: 1 Maj, 2002 to 28 Shkurt, 2003
Project Description: 

Partnerë: Instituti Euro-Balkan (EBI) – Shkup

Zonat: Shqipëri, Maqedoni

Donatorët: Freedom House/USAID

Pas një periudhe mosbesimi ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë gjatë vitit 2001, kjo ishte hera e parë që personalitete publikë nga të dy vendet (politikanë, deputetë, anëtarë të medies, opinionistë, përfaqësues të OJF-ve, lektorë universiteti, biznesmenë, anëtarë të autoriteteve lokale të zonës ndër-kufitare, përfaqësues të shqiptarëve etnikë në Maqedoni dhe përfaqësues të minoritetit maqedonas në Shqipëri) u bashkuan në një forum për të ushtruar së bashku ndikimin e tyre mbi publikun dhe politikëbërësit për të shtuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin bi-lateral. Projekti që u zbatua prej IDN-së dhe Euro-Balkan u zhvillua në tre faza. Faza e parë konsistonte në vlerësimin e marrëdhënieve bi-laterale nëpërmjet një pyetësori i cili iu shpërnda mëse 200 personaliteteve të shoqërisë civile në Shqipëri dhe Maqedoni. Gjatë fazës së dytë të projektit u organizua një tryezë e rrumbullakët nga secila prej organizatave në Tiranë dhe Shkup. Faza finale e projektit ishte organizimi i Konferencës Rajonale të Ohrit në 7-8 dhjetor 2002. Projekti vendosi një dialog qytetar shumëpalësh ndërmjet personaliteteve të dy vendeve të fokusuar mbi përpjekjet e përbashkëta për të kaluar problemet e ndryshëm dhe për të punuar në mënyrë kreative drejt një rajoni paqësor, në prosperitet dhe të integruar. Nga ana e pjesëmarrësve dhe nga media e të dy vendeve, projekti u trajtua si një histori suksesi: “OJF-të patën sukses në arritjen e asaj çfarë politikanët nuk mundën të arrinin” (Aktuel, Shkup); “Instituti Euro-Balkan dhe IDN-ja i paraprinë takimit të kryeministrave Nano dhe Cervenkovski” (Korrieri, Tiranë).