sqen

Romario Shehu

 Romario Shehu
Koordinator Projekti

Romario Shehu është koordinator projekti dhe hulumtues i IDM, i përqendruar në çështjet e lidhura me sigurinë. Aktualisht, Z. Shehu është duke koordinuar zbatimin e projektit “Shkolla Qendër Komunitare” në disa shkolla në Shqipëri, si dhe projektin “Radari i Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor” (WB-OCR). Fushat e tij kërkimore përqendrohen rreth radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por ai ka punuar gjithashtu në temat që lidhen me krimin e organizuar dhe forcimin e qëndresës komunitare.

Para se të bëhej pjesë e IDM, Z. Shehu punoi si praktikant në Drejtorinë e Politikave të Sigurisë – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri dhe mori pjesë në disa programe rinore të lidhura me demokracinë, integrimin evropian, ideologjitë politike, bashkëpunimin rajonal dhe pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje. Z. Shehu ka Master të Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Tiranës dhe Diplomë Bachelor në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Epoka.

Z.Shehu zotëron gjuhën shqipe, angleze dhe turke.

Ai gjithashtu ka dhënë kontributin e tij në këto studime: