Menaxher i Programit për Sigurinë (MA)
Redion Qirjazi është Menaxher i Programit të Sigurisë në IDM. Puna dhe interesat e tij kërkimore lidhen me çështjet e sigurisë kombëtare, mbrojtjen, terrorizmin, zgjidhjen e konfliktit, ekstremizmin e dhunshëm, praktikat e antikorrupsionit, integritetin e sektorit publik dhe qeverisjen e mirë.
Më herët, Redioni ka shërbyer për 7 vjet si oficer në Ushtrinë Shqiptare ku ka mbajtur detyra të ndryshme komandimi. Ndër të tjera, ai ka qenë themelues i Kursit të Titullimit të Oficerëve në Forcat e Armatosura si dhe ka shërbyer në një mision luftarak në Afganistan. Ai ka përvojë të gjerë pune në zgjidhjen e situatave të konflikteve.
Redioni është përfaqësues i Fellowship-it Rotarian për Paqe, diplomuar në Universitetin Chulalonghorn, në Bangkok, Tajlandë. Ai zotëron një M.A. në Siguri të Aplikuar dhe Strategji nga Universiteti i Exeter (U.K.) dhe një BSc në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me specializim në Studime të Terrorizmit, nga Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara (West Point, U.S.A.).
Gjuhët: Redioni zotëron rrjedhshëm gjuhën Angleze dhe është njohës i gjuhës Italiane në një nivel fillestar.
Publikime:
- Qirjazi, Redion et al. “Regional Cooperation in the Western Balkans: Options for the Interplay of Neighborly Relations and EU Accession up to 2025”. German Council on Foreign Relations (DGAP) TRAIN project, 2018.
- Qirjazi, Redion and Romario Shehu. “Community Perspectives on Preventing Violent Extremism in Albania.” In Opportunities for Preventing Violent Extremism (PVE) in the Western Balkans, edited by Engjellushe Morina and Beatrix Austin. Berlin: Berghof Foundation Operations GmbH, 2018.
- Qirjazi, Redion. “Albania’s Response to the Foreign Fighter Threat and the Way Ahead.” In Returning from Violence: How to tackle the foreign fighters’ problem in the Western Balkans?, edited by Anna Orosz. Budapest: Institute for Foreign Affairs and Trade, 2018.
- Qirjazi, Redion. “Vetting to Deliver Police Integrity in Albania.” POINTPulse Magazine, April 18, 2018.
- Qirjazi, Redion. Policy Brief: Fighting Corruption in Albania: Improving the Efficiency of the Internal Audit. Tirana: Institute for Democracy and Mediation, December 2017.
- Qirjazi, Redion. The Citizens’ Opinion of the Police Force: Results of the Public Opinion Survey Conducted in Albania, edited by Saša Djordjević. Tirana: Institute for Democracy and Mediation, September 2017.
- Qirjazi, Redion. Policy Paper: Reintegration Difficulties and Post Mission Adjustment of Albanian Military Personnel. Tirana: Institute for Democracy and Mediation, July 2017.
- Qirjazi, Redion. “Case Study: Assets management in the Albanian Armed Forces.” In Financial Oversight and Integrity in Albania’s Security Sector, edited by Arjan Dyrmishi. Tirana: Institute for Democracy and Mediation, March 2017.