sqen

Reald Keta

 Reald Keta
Koordinator Projekti / Hulumtues

Reald Keta

Reald Keta punon si koordinator projekti dhe hulumtues për qeverisjen, anti-korrupsionin, procesin elektoral dhe financat e partive politike. Z. Keta zotëron një Master Shkencor në Drejtësi nga Univeristeti i Tiranës. Që prej vitit 2012, ai ka punuar kryesisht në sektorin e OJF si ekspert ligjor në çështjet elektorale me KRIIK Albania dhe Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë. Ekspertiza e tij ligjore është e fokusuar në të drejtat e pronës private si pjesë e Administratës Publike Shqiptare.

Gjatë eksperiencës së tij, ai ka ndjekur procesin zgjedhor në Shqipëri dhe jashtë, përfshirë Moldavinë dhe Ukrainën. Gjithashtu, Z. Keta është angazhuar në monitorimin dhe analizimin e proceseve institucionale lidhur me proceset elektorale, ku përfshihet reforma e strukturës ligjore elektorale, procesi i dekriminalizimit dhe përpjekjet për të reformuar strukturën ligjore të referendumeve.

Fusha e tij e ekspertizës është monitorimi i proceseve elektorale, aktiviteti financiar i partive politike dhe subjekteve elektorale, si dhe problematikave lidhur me Drejtësinë Zgjedhore. Krahas monitorimit dhe analizimit të këtyre proceseve, Z. Keta është përfshirë në përpjekjet e advokimit në medium të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në proceset zgjedhore.

Keta flet gjuhën Shqip, Anglisht, Italisht, Frengjisht dhe Arabisht.