sqen

Raporti: Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri | Nëntor 2019

Raporti | Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri

Nëntor 2019 – Gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Edhe pse mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë luajtur një rol instrumental në këto arritje si dhe zbatimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, ata përballen cdo ditë me kufizime dhe vështirësi që rrezikojnë punën e tyre.

Studimi adreson disa nga sfidat kryesore që hasin mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky studim ofron gjithashtu një sërë rekomandimesh për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional, me qëllim krijimin e një mjedisi më mundësues për të gjithë aktivistët që promovojnë dhe mbrojnë të drejtat e njeriut.

 

Klikoni më poshtë për të shkarkuar Studimin e plote në Anglisht.

 

Ky publikim është përgatitur në kuadër të projekti kërkimor “Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut në Ballkanin Perëndimor” i cili zbatohet nga Instituti i Politikave Evropiane, Shkup (Maqedonia e Veriut), komisionuar nga Civil Rights Defenders.