Skip to content Skip to footer

Qytete të qëndrueshme – Sfida e bashkive

Autor: Ina Shënplaku

Qytetet janë “heronjtë e panjohur” në vijën e parë të luftës ndaj problematikave të ndryshme me të cilat po përballet njerëzimi. Ato janë qendra energjie të zhvillimit, shërbimeve ekonomike, kulturës dhe inovacionit. Në të njëjtën kohë, qytetet kontribuojnë në disa nga sfidat më vendimtare të shoqërisë.

Qytetet po zhvillojnë në mënyrë proaktive metoda për të reduktuar efektet e ‘stresit kronik’ që rregullisht i rrezikon ose gërryen stabilitetin e tyre. Në të gjithë globin, bashkitë po ndërtojnë strategji për të zhvilluar kapacitete më të mëdha për qëndrueshmërinë ndaj problemeve të ardhshme si – papunësia e lartë, mungësa e energjisë, përçarjet politike dhe ekonomike, shërbimet publike të mbitaksuara, etj. Ndërtimi i qëndrueshmërisë në qytete fillon me të kuptuarit e të gjithë sfidave dhe mundësive sociale, mjedisore dhe ekonomike.

Bashkitë duhet të synojnë të bëjnë bashkë administratën publike dhe shoqërinë civile për të krijuar qëndrueshmërinë e kërkuar. Por, çfarë është një qytet i qëndrueshëm? Pse është i rëndësishëm dhe pse bashkitë duhet të fokusohen tek qëndrueshmëria e tyre?

Qëndrueshmëria është një koncept i pasur dhe kompleks. Ai i ka rrënjët në teorinë e sistemeve dhe ka një shumëllojshmëri interpretimesh dhe aplikimesh. Qytetet e qëndrueshme janë ato që planifikojnë dhe hartojnë në mënyrë dinamike, strategji që do t’i ndihmojnë ata të përballojnë sfidat e së nesërmes. Një qytet i qëndrueshëm mund të përballojë ngjarjet dhe situatat e paparashikuara në nivel global, kombëtar, rajonal dhe lokal. Është një qytet që është social, fizikisht dhe digjitalisht elastik duke marrë masa për të reduktuar dobësitë e tij.

Sfidat e kohës sonë, si digjitalizimi dhe globalizimi, sjellin mundësi dhe sfida të reja. Format e reja të krizës përfshijnë krimin e fshehur, tensionet sociale, kërcënimet e ekstremizmit të dhunshëm dhe incidentet që mund të kenë efekte eksponenciale. Për më tepër, varësia nga sistemet jetike, si furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, është vetëm në rritje. Ndikimi i një humbjes të të dhënave ose ndërprerjes së infrastrukturës së komunikimit mund të jetë po aq i rëndësishëm. Komunikimet moderne përcjellin mesazhe me shpejtësi, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë mobilizimin e individëve dhe grupeve. Mjediset mundësuese zakonisht shoqërohen me depresion ekonomik, rritje të papunësisë, nivele të ulëta dhe në rënie të arsimit. Megjithatë, dëshmitë nga Ballkani Perëndimor tregojnë se kjo nuk është domosdoshmërisht kështu. E kundërta duket të jetë e vërtetë në komunitetet e studiuara të Shqipërisë, për shembull, ku bashkitë me ekonomi më të mirë, popullsi më të lartë dhe arsim më të mirë janë ato që kanë qenë më të favorshme për ekstremizëm të dhunshëm. Në këto mjedise, komunitetet ose individët e pa-avantazhuar mund të tjetërsohen nga shoqëria dhe mund të jenë të cenueshëm ndaj mbështetjes, bashkimit ose zbatimit të dhunës së organizuar të frymëzuar nga ideologjia ekstremiste politike ose fetare.

buy wellbutrin online buy wellbutrin online generic

Digjitalizimi dhe teknologjitë e reja janë gjithashtu kërcënime të mundshme dhe pika të dobëta. Qytetet tani duhet të përballen si me krizat dixhitale ashtu edhe me krizat më të mëdha që kanë komponentë dixhitalë përveç përballjes me fatkeqësitë fizike.

buy bactroban online buy bactroban online generic

Krimi dixhital dhe ai kibernetik janë dy lloje të reja të disavantazheve të teknologjisë.

Qëllimi është t’i bëjmë qytetet më të qëndrueshme ndaj sfidave fizike, sociale dhe ekonomike që të shekullit 21. Për të transformuar qytetin, së pari bashkia duhet të ketë katër karakteristika si: 1. Të jetë ‘reflektive’: Të mësojë nga përvojat e kaluara për të marrë vendimet e ardhshme; 2. Të jetë ‘e shkathët’: Të ketë aftësinë për të gjetur mënyra të shpejta dhe të zgjuara për të kapërcyer vështirësitë; 3. Të jetë ‘e bollshme’: Të këtë kapacitete rezervë të krijuara qëllimisht në mënyrë që ato të mund të përballojnë problemet; 4. Të jetë ‘fleksibil’: Të ketë vullnet dhe aftësi për të përshtatur strategjitë alternative në përgjigje të rrethanave të ndryshuara.

Ne jetojmë në një kohë krizash komplekse (ndryshimi i klimës, rritja e pabarazisë, pasiguria ekonomike, kriza energjetike, etj.

buy clomid online buy clomid online generic

) dhe ndryshimi të shpejtë. Ne nuk mund të ngrijmë të gjithë jetën në një qytet, ta rindërtojmë dhe ta rregullojmë atë me autorizimin e të gjithë lojtarëve të përfshirë dhe të shtypim sërish butonin ‘play’. Ne duhet të mësojmë të përshtatemi me të dhe të ndërtojmë qëndrueshmërinë si një nga prioritetet më kryesore.

Referenca:

  1. https://urbanresiliencehub.org/wp-content/uploads/2018/07/Local-Governments-Pocket-Guide-to-Resilience.pdf
  2. https://strongcitiesnetwork.org/en/wp-content/uploads/sites/5/2019/10/[email protected]
  3. https://www.prevex-balkan-mena.eu/wp-content/uploads/2022/03/D5.2-FINAL_3019.pdf
  4. https://youmatter.world/en/world-cities-day-2018-why-do-we-need-resilient-cities/