A mund të ketë një bashki funksionale pa një Këshill Bashkiak funksional?

Ky është thelbi i studimit më të ri të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), i cili analizon rolin e këshillave bashkiakë në qeverisjen vendore dhe sfidat që ndikojnë në ushtrimin efektiv të funksioneve të tyre përfaqësuese, vendimmarrëse dhe mbikëqyrëse.

I mbështetur në evidenca empirike dhe në përvojën e projektit “Bashki të Forta”, studimi argumenton se një reformë e qëndrueshme e qeverisjes vendore nuk mund të arrihet pa fuqizimin institucional të Këshillit Bashkiak.

Raporti ngre një pyetje themelore për procesin e decentralizimit në Shqipëri:

A mund të konsiderohet e konsoliduar Reforma Administrative-Territoriale, nëse organi përfaqësues i autonomisë vendore nuk disponon kapacitetet dhe mekanizmat e nevojshëm për të ushtruar rolin e tij në vendimmarrje, mbikëqyrje dhe përfaqësim qytetar?

Për më shumë lexoni raportin KËTU.