Ky publikim është pjesë e serisë “Përditësime mbi Agjendën e Reformave”, e raporteve kombëtare të monitorimit që ndjekin zbatimin e Agjendave të Reformave në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (Reform and Growth Facility – RGF), në kuadër të projektit Reform Monitor.
Vlerësimi i “Përditësimeve mbi Agjendën e Reformave” fokusohet në ecurinë e zbatimit të detyrimeve specifike të secilit vend në kuadër të RGF-së. Monitorimi kryhet përmes një grupi treguesish proceduralë, të zbatimit të reformave dhe treguesve financiarë. Në qendër të procesit të monitorimit është ndjekja e hapave të reformës me afate të përcaktuara, duke vlerësuar statusin e zbatimit të tyre mbi bazën e provave të disponueshme publikisht dhe dokumentacionit zyrtar të siguruar nga autoritetet kombëtare, si dhe, kur është e nevojshme, të plotësuar me informacion nga institucione të pavarura dhe burime të shoqërisë civile. Gjatë monitorimit, vëmendje i kushtohet gjithashtu pjesëmarrjes së palëve të interesit dhe transparencës.
Procesi i monitorimit mbulon reforma të përzgjedhura, të organizuara në të ashtuquajturat “fusha të politikave” (policy domains), të krijuara duke kodifikuar nënfushat e fushave të harmonizuara të politikave në Agjendën e Reformave. Këto fusha të përzgjedhura mundësojnë analiza në nivel rajonal, krahasueshmëri dhe vlerësim ndërmjet vendeve, duke u mbështetur në burimet njerëzore dhe ekspertizën tematike të rrjetit TEN.
Për shënimet metodologjike dhe procesin e përzgjedhjes së hapave të reformës, shikoni draftin e shënimeve metodologjike në këtë link.
Raporti Përditësues mbi Agjendën e Reformave është i strukturuar si vijon: seksioni Gjetjet kryesore dhe Rekomandime ofron një përmbledhje të nivelit të lartë. Seksionet Organizimi ligjor dhe institucional dhe Kërkesat dhe celja e fondeve monitorojnë progresin e përgjithshëm në aspektet procedurale dhe financiare të zbatimit të Agjendës së Reformave. Seksioni i fundit, Reformat në Fokus: Fushat e Politikave të Monitorimit te Reformave, paraqet gjetjet e monitorimit të pavarur për reformat e përzgjedhura. Në secilin seksion ofrohet një pasqyrë narrative e progresit dhe sfidave në zbatimin e Agjendës së Reformave të Shqipërisë.
Data përfundimtare për mbledhjen e të dhënave dhe vlerësimin për këtë përditësim është 31 dhjetor 2025. Zhvillimet e mëtejshme të politikave mund të ndryshojnë statusin e reformave që aktualisht janë ende në proces dhe këto ndryshime do të pasqyrohen në përditësimet e ardhshme.
Këto përditësime monitorimi nuk zëvendësojnë rolin formal të vlerësimit të kryer nga Komisioni Evropian.
Lexoni raportin e plotë këtu: “Shqipëria – Raport Përditësues mbi Agjendën e Reformave – Monitorimi i Reformave – Semestri i dytë i vitit 2025”.