Facebook
Mail

RAT 2026: Po Këshilli Bashkiak? Gjetje dhe Rekomandime

Ky dokument politikash paraqet gjetjet dhe rekomandimet kryesore të një studimi kombëtar mbi funksionimin e Këshillave Bashkiakë në Shqipëri në kontekstin e Reformës Administrative-Territoriale 2026.

Analiza bazohet në shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe dokumenteve strategjike, një anketim me 128 përfaqësues të Këshillave Bashkiakë dhe strukturave mbështetëse, si dhe gjashtë fokus-grupe me këshilltarë bashkiakë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të qeverisjes vendore.

Dokumenti evidenton sfidat kryesore që lidhen me autonominë institucionale dhe financiare, funksionin mbikëqyrës, përfaqësimin dhe konsultimin publik, si dhe paraqet rekomandime konkrete për forcimin e rolit të Këshillit Bashkiak dhe qeverisjes demokratike vendore.

Ky dokument është hartuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në kuadër të projektit “Bashki të Forta”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeveria e Suedisë, dhe i zbatuar nga Helvetas.

Lexoni përmbledhjen këtu: : RAT 2026: Po Këshilli Bashkiak? Gjetje dhe Rekomandime“.

Publikime të Ngjashme