Facebook
Mail

Podcast – Episodi 3: Nga Kopenhagen në Luksemburg dhe në Ballkanin Perëndimor: Kapërcimi i hendekut të shtetit të së drejtës

Në episodin e tretë të serisë së podcasteve të IDM-së, “3 R-të e Integrimit në BE – Shteti i së Drejtës, Qëndrueshmëria dhe Reforma”, Rabie Zika, Hulumtuese në IDM Albania, dhe Dr. Elira Luli, Pedagoge dhe Kërkuese Shkencore në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Eksperte e BE-së, diskutojnë sfidat e mbrojtjes së shtetit të së drejtës dhe ruajtjes së besueshmërisë së procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian në një kontekst gjithnjë e më shumë të ndikuar nga zhvillimet gjeopolitike.

Diskutimi trajton zbatimin e standardeve të shtetit të së drejtës në shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate, besueshmërinë dhe konsistencën e procesit të zgjerimit, konsolidimin demokratik dhe qëndrueshmërinë e reformave para dhe pas anëtarësimit në BE.

Duke reflektuar mbi standardet e shtetit të së drejtës, Dr. Luli thekson:

“Parimi është i njëjtë kudo dhe kurdo. Sfida e vërtetë është konsistenca dhe besueshmëria, duke u siguruar që ai të zbatohet njëlloj si për vendet kandidate, ashtu edhe për shtetet anëtare të BE-së.”

Episodi trajton gjithashtu zbatimin e reformave në Shqipëri, rrezikun e pajtueshmërisë formale, rëndësinë e institucioneve të pavarura dhe mekanizmave të llogaridhënies, si dhe nevojën për të parandaluar kthimin pas demokratik pas anëtarësimit.

Diskutimi mbështetet në Discussion Paper të IDM-së, “From Copenhagen to Luxembourg to the Western Balkans: Bridging the Rule of Law Gap”, i cili analizon zhvillimin e qasjes së BE-së ndaj shtetit të së drejtës dhe implikimet e saj për vendet e Ballkanit Perëndimor.

🎧 Ndiqni episodin e plotë: https://youtu.be/2pvE0gzBMQs

📖 Lexoni Discussion Paper:

From Copenhagen to Luxembourg to the Western Balkans: Bridging the Rule of Law Gap

Ky podcast është prodhuar në kuadër të projektit “3 R-të e Integrimit në BE – Shteti i së Drejtës, Qëndrueshmëria dhe Reforma”, zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM Albania). Projekti mbështetet nga një grant i Open Society Institute – Sofia Foundation (OSIS), me mbështetjen e Open Society Foundations (OSFs). Përgjegjësia për përmbajtjen dhe këndvështrimet e shprehura në këtë podcast i takon tërësisht Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM Albania) dhe nuk mund të interpretohet si pasqyrim i pozicionit zyrtar të OSIS, OSFs apo ndonjë prej entiteteve të lidhura me to.

Publikime të Ngjashme