Ndërsa Bashkimi Evropian përshpejton procesin e zgjerimit, si mund të sigurohet që reformat në fushën e sundimit të ligjit të jenë të qëndrueshme, jo vetëm para anëtarësimit, por edhe pas tij?
🎙️ A mund të ecin përpara njëkohësisht urgjenca gjeopolitike dhe sundimi i ligjit?
Në episodin e parë të serisë së podkasteve të IDM-së “3 R-të e Integrimit në BE – Sundimi i Ligjit, Rezilienca dhe Reformat”, Klajdi Kaziu, studiues në IDM Albania, zhvillon një bashkëbisedim me Prof. Gentian Elezin, Profesor Rezident në College of Europe, Tirana Campus, mbi të ardhmen e zgjerimit të BE-së, qëndrueshmërinë e reformave, integrimin gradual dhe monitorimin pas anëtarësimit.
Siç shprehet Prof. Elezi:
“ Tensionet dhe presioni gjeopolitik, në vetvete, nuk mjaftojnë për të çuar përpara reformat në Ballkanin Perëndimor. Zbatimi dhe garantimi i reformave mbetet kryesisht në duart e vendeve të rajonit, pavarësisht tensioneve gjeopolitike.”
🎧 Ndiqni episodin e plote: https://youtu.be/rnFxtfpG9E8
📖 Biseda mbështetet në Discussion Paper të IDM-së:
“Nga Kopenhageni në Luksemburg e deri te Ballkani Perëndimor: Kapërcimi i Hendekut të Sundimit të Ligjit”
https://idmalbania.org/publication-cpt/from-luxembourg-to-copenhagen-to-the-western-balkans-bridging-the-rule-of-law-gap/
Ky podcast është realizuar në kuadër të projektit “” 3 R-të e Integrimit në BE – Sundimi i Ligjit, Qëndrueshmëri dhe Reformat”t”, i zbatuar nga Institute for Democracy and Mediation (IDM Albania), me mbështetjen e Open Society Institute – Sofia Foundation (OSIS) dhe Open Society Foundations (OSFs). Përmbajtja dhe pikëpamjet e shprehura janë përgjegjësi e vetme e IDM Albania dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimet e OSIS, OSFs apo organizatave të tyre partnere.
#3Rs #IntegrimiEvropian #SundimiiLigjit #BallkaniPerëndimor #BE #IDMAlbania