Skip to content Skip to footer

Politikat e Sigurisë dhe ndërtimi i kapaciteteve për institucionet e sektorit të Sigurisë

Departamenti: CESA
Kohëzgjatja: 1 Shkurt, 2008 to 28 Shkurt, 2009

Donatorë: DCAF, Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura

Përshkrim projekti: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka vazhduar partneritetin e tij me DCAF, Qendrën e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura duke ndërmarrë gjatë dy viteve të fundit, një sërë trajnimesh dhe seminaresh në fushën e sigurisë. Gjatë këtyre aktiviteteve, vëmendje e veçantë i është kushtuar reformës në sektorin e sigurisë, Strategjisë së Sigurisë Kombëtare kapaciteteve institucionale si edhe kontrollit demokratik të institucioneve të sektorit të sigurisë. Mbështetja dhe ekspertiza e DCAF-it ka qenë veçanërisht thelbësore dhe ka kontribuar gjerësisht për një numër projektesh dhe iniciativash të IDN-së (Seminar mbi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, Shkollë Verore Rajonale, Seri Trajnimesh me Policinë e Shtetit dhe Shërbimet Informative etj). Me anë të mbështetjes ofruar Qendrën për Studime të Sigurisë të IDN-së (2008), DCAF ka mundësuar gjithashtu publikimin me sukses të një numri botimesh si: Revista “Çështje të Sigurisë”, Vlerësimi i Punëve të Brendshme të BE-së, një sërë dokumentesh përmbledhës të politikave (Policy briefs) për çështjet që lidhen me sigurinë, etj.