sqen

PODCAST| Cikli spiral i bashkëpunimit të “trekëndëshit” – një inovacion për një qasje të qëndrueshme në luftën kundër krimit në nivel vendor

Cikli spiral i bashkëpunimit të “trekëndëshit” – një inovacion për një qasje të qëndrueshme në luftën kundër krimit në nivel vendor

Janar 2021- Në këtë podcast, Sotiraq Hroni, Drejtori Ekzekutiv i IDM-së diskuton për një nismë novatore në Shqipëri, e cila ka si synim të nxisi bashkëpunimin e autoritete vendore dhe te ofrojë një qasje të qëndrueshme në luftën kundër krimit në vend. Kjo nismë synon bashkërendimin e punës së Bashkisë, Prokurorisë së rrethit dhe Policisë për të diskutuar problemet dhe mundësuar zgjidhje për kërcënimet e sigurisë në nivel vendor. Fatjona Mejdini, koordinatore rajonale per “Global Initiative against Transnational Organized Crime” moderon këtë diskutim.

Klikoni për të dëgjuar këtë Podcast.

Për më shumë informacioni lexoni Buletinin Nr. 8 “Integritet-Llogaridhënie-Partneritet”: https://idmalbania.org/newsletter-integrity-accountability-partnership-1/

Ky Podcast u realizua në kuadër të Projektit “Ndërtimi i integritetit për përmirësimin e performancës dhe qëndrueshmërisë së anti-korrupsionit në Policinë e Shtetit në Shqipëri” projekt i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës. Çdo qëndrim apo opinion i shprehur në këtë podcast është pjesëmarrësve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë Holandeze.