Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, të zbatuar nga TEN – Think for Europe Network, fton organizatat e shoqërisë civile, dhomat e tregtisë, partnerët socialë, institucionet akademike dhe aktorë të tjerë të interesuar në Shqipëri të shprehin interesin për t’iu bashkuar Platformës Konsultative mbi Agjendën e Reformave 2024–2027 (N-CoMER).
Platforma N-CoMER shërben si një forum konsultativ që promovon dialogun e strukturuar, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në evidenca ndërmjet institucioneve publike dhe aktorëve joqeveritarë, përfshirë organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e biznesit dhe akademinë, mbi zbatimin e Agjendës së Reformave të Shqipërisë.
Platforma është e hapur për të gjithë aktorët joshtetërorë që kanë përvojë ose interes në fushat e zbatimit të reformave, ndjekjes së Planit të Rritjes dhe/ose integrimit në Bashkimin Evropian. Anëtarët pritet të kontribuojnë në mënyrë konstruktive dhe të respektojnë parimet e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe dialogut të hapur.
Organizatat dhe aktorët e interesuar që nuk kanë aplikuar ende janë të mirëpritur të shprehin interesin për t’iu bashkuar platformës. Ata që kanë paraqitur tashmë aplikimin janë të regjistruar dhe nuk kanë nevojë të riaplikojnë.
Afati për shprehjen e interesit: 15 dhjetor 2026