IDM – DEKLARATË MBI SITUATËN POLITIKE NË SHQIPËRI | Mars 2019

 

IDM bën thirrje për një moratorium politik një vjeçar

21 mars 2019 – Duke pasur parasysh krizën e paprecedentë politike në Shqipëri, tejet të shqetësuar nga pasojat për vendin, duke marrë në konsideratë mungesën e një baze të përbashkët në pozicionet e partive politike dhe aktorëve të tjerë me influencë dhe duke ritheksuar pritshmëritë e shqiptarëve në lidhje me konsolidimin e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe reformave zhvillimore, si edhe për anëtarësimin e vendit në BE, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) si një aktor i pavarur i shoqërisë civile u bën thirrje palëve e përfshira dhe aktorëve të tjerë më rëndësi që të përfshihen menjëherë në një dialog konstruktiv që përfshin gjithashtu shoqërinë shqiptare.

Për këtë qëllim dhe me synimin për ta shndërruar krizën aktuale politike në një mundësi për të konsoliduar demokracinë shqiptare, IDM propozon:

  • Moratorium politik 1 vjeçar – Shkëputje nga të gjitha veprimet aktuale politike të cilat injorojnë krizën politike ose nxisin përshkallëzimin e mëtejshëm të saj, nëpërmjet një marrëveshjeje të aktorëve politikë dhe shoqërisë shqiptare me qëllim angazhimin në reforma “shtet ndërtuese” dhe përshpejtimin e procesit të negociatave për anëtarësim në BE.
  • Fillimin e menjëhershëm të një dialogu kombëtar të aktorëve politikë, komunitetit të ekspertëve dhe shoqërisë shqiptare, me përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë mbi një axhendë (RoadMap) reformash kushtetuese për rivendosjen e “kontrollit dhe balancave të pushteteve” dhe rritjen e besimit publik tek sistemi i qeverisjes, forcimin e pavarësisë së institucioneve mbikëqyrëse, përfshirë këtu masa të cilat forcojnë rolin e opozitës në parlament si edhe një kuadër ligjor me integritet të lartë për zgjedhjet (sistem elektoral, financim & demokraci e brendshme e partive politike) në bazë të të cilit të zhvillohen zgjedhje e ardhshme parlamentare.
  • Aktorët politikë të përafrojnë qëndrimet dhe dakordësojnë një marrëveshje për qeverisje efikase që do të mundësojë progresin e vazhdueshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet e larta dhe të prioriteteve të tjera çka do të lehtësonte procesin e një vendimi pozitiv të Këshillit Europian mbi hapjen e negociatave (qershor 2019). Të miratohen menjëherë rekomandimet e OSBE/OHDIR dhe të mbahen zgjedhje të lira e të drejta lokale si pjesë e ciklit të rregullt elektoral dhe në përputhje me angazhimin e vendit për të përmbushur kushteve për hapjen e negociatave, sipas përfundimeve të Këshillit Europian (qershor 2018).
Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e tij në lidhje me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave

Gjatë një fundjave të gjatë nga 17 deri më 19 tetor 2024, në Tiranë, 88 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë

IMG_4503

Prezantohen gjetjet e sondazhit të Opinionit Publik “Besimi në Qeverisje 2023” – Tiranë, 21 maj 2024 – Sot u prezantuan