sqen

Neada Muçaj

Neada Muçaj
Asistente Komunikimi

Neada Muçaj

Neada Muçaj është asistente e komunikimit, hartimit, editimit dhe publikimit të përmbajtjes në ëebsite e IDM dhe të gjitha platformat sociale. Ajo luan një rol të rëndësishëm në implementimin e startegjisë së komunikimit dhe cilësisë së përmbajtjes së publikuar online. Gjithashtu, Neada ndihmon në hartimin e raportit të komunikimit dhe asiston në përgatitjen e koordinimin e eventeve të IDM.

Përpara punës në IDM, Neada ka fituar një eksperiencë 3 vjeçare si gazetare (editore përmbajtjeje) për revistën Business Magazine Albania, e fokusuar kryesisht në sipërmarrje dhe teknologji.

Gjatë kësaj periudhe, ajo është angazhuar në shumë evente marketingu dhe PR si AllWeb Shqipëri, Startup Grind Tirana, Infocom, UK Tech Hub, IDEA, java e S4J, etj., duke organizuar ose raportuar këto evente online, të cilat kanë ndikuar në forcimin e aftësive të saj komunikuese si e folura në publik, rrjetëzim dhe ndërveprim me partnerë të ndryshëm. Neada zotëron një diplomë BA në Shkenca politike pranë Universitetit të Tiranës.

Neada flet rrjedhshëm Shqip, Anglisht dhe Italisht dhe në një nivel fillestar Frengjisht dhe Spanjisht.