Donatorë: Ambasada e ShBA-së në Tiranë
IDN-ja ka filluar implementimin e një projekti një vjeçar duke u përqendruar në përpjekjet që lidhin komunitetin e qytetarëve me sistemin e qeverisjes në nivel vendor dhe në ndërtimin e strukturave të (vetë) qëndrueshme që do të përpiqen të mbushin boshllëkun e komunikimit ndërmjet njësive/agjencive të qeverisjes vendore nga njëra anë dhe qytetarëve nga ana tjetër. Kjo iniciativë portretizon tendencat dhe prioritetet aktualë të decentralizimit të fuqisë duke sjellë qeverisjen më afër qytetarëve.
Për adresimin e këtyre prioriteteve, IDN ka vendosur në punë një model të vërtetë të qeverisjes me pjesëmarrje, strukturën e ndërlidhësit komunitar, e cila qëndron ndërmjet komunitetit dhe qeverisjes vendore.
Në vijim të një eksperience të gjatë me disa projekte që synojnë të promovojnë qeverisjen me pjesëmarrje ne nivel vendor, IDN-ja ka zhvilluar kuadrin e detyrave funksionale dhe të guidave mbi rrolin e NK-ve në vitin 2006. Projekti aktual synon institucionalizimin e modelit të ndërlidhësit komunitar dhe të japë asistencë për ndërtimin e kapaciteteve (trajnim) i cili mbetet esencial për mirëfunksionimin e strukturave të NK-së.
Zgjedhja e Bashkisë së Durrësit vjen në vazhdim të një fushate sensibilizuese me strukturat e zgjedhura së fundmi të qeverisjes vendore mbi domosdoshmërinë e modelit të NK-së dhe vjen në përgjigje të mbështetjes së qytetarëve të kësaj Bashkie për këtë strukturë e cila është shprehur në anketën tonë të vitit të fundit (më shumë se 80% e të intervistuarve në Durrës mbështesin implementimin modelit të NK-së në Bashkitë e tyre).
Projekti fokusohet në tre aspekte kryesorë në Bashkinë e Durrësit si më poshtë:
- Institucionalizimi i modelit të NK-së nga autoritetet vendore të Durrësit bazuar konsultimin me komunitetin dhe në përfshirjen e tij (rreth 40 NK);
- Promovimi i mobilizimit të komunitetit dhe i skemave të përfshirjes si mjetet kryesore udhëheqëse për NK-të dhe strukturat/agjencitë vendore;
- Aktivitete për ndërtimin e kapaciteteve mbi mjete specifikë për qeverisje me pjesëmarrje dhe transparente me ndërlidhësit e komuniteti si dhe me agjenci të tjera vendore dhe me struktura të tjera të qeverisjes vendore;
- Dhënia e asistencës së drejtpërdrejtë për institucionet dhe strukturat e synuara mbi zhvillimin e partneriteteve të qëndrueshëm nëpërmjet mjeteve për mobilizimin/organizimin e komunitetit.