Skip to content Skip to footer

Mbikëqyrja Financiare dhe Integriteti në Sektorin e Sigurisë në Shqipëri | 2017

 

Objektivi kryesor i këtij raporti, një permbledhje e tre Dokumenteve informuese dhe Rasteve Studimore,  është të kontribuojë në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies financiare dhe në forcimin e integritetit dhe në uljen e korrupsionit në sektorin e sigurisë në Shqipëri përmes përpjekjeve të përbashkëta të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore. Kuadri institucional i raportit trajton të gjithë aktorët përkatës në fushën e sigurisë, përfshirë këtu forcat e armatosura, policinë, agjencitë e inteligjencës dhe të gjitha agjencitë e sigurisë, ministritë përkatëse, institucionet e pavarura të mbikëqyrjes dhe, e fundit por jo për nga rëndësia, parlamentin. Në aspektin tematik, raporti trajton transparencën financiare dhe llogaridhënien e institucioneve të sigurisë. Klikoni për të shkarkuar versionin në anglisht dhe shqip të raportit.