Skip to content Skip to footer

Marrëdhëniet Shqipëri-BE 1992-2007

Departament: CESA
When1 Dhjetor, 2007 to 31 Korrik, 2008
Project Description: 

Partnerë: Center for EU Enlargement Studies dhe Central European University

Ky studim u përgatit në kuadër të projektit rajonal “Perspektivat e integrimit dhe efektet sinergjike të transformimit evropian në vendet që përfshihen në politikat e BE-së për zgjerimin dhe ato të fqinjësisë”. Qendra për Studime të Zgjerimit të BE-së (CEUENS) në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest (CEU) i dhanë IDN-së detyrën për të përgatitur një analizë të marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe mbi progresin e përgjithshëm të procesit të integrimit të vendit në BE. Studimi ofron një vlerësim të zhvillimeve kryesore të procesit të integrimit në BE që prej fillimit të viteve 1990-të e deri më sot (2008) duke u përqendruar veçanërisht në çështje si Struktura Institucionale e Marrëdhënieve me BE-në, Marrëdhëniet Kontraktuale dhe Politike, Përafrimi i Legjislacionit dhe kushtëzueshmëria e BE-së. Studimi gjithashtu përmban konkluzione mbi arritjen e ndryshimeve sistematike dhe mbi perspektivat e integrimit evropian të Shqipërisë.