sqen

Lorena Totoni

Lorena Totoni
Eksperte e Qeverisjes Vendore

Lorena Totoni është e angazhuar pranë IDM Albania si eksperte e qeverisjes vendore. Aktiviteti i saj  përqendrohet tek çështjet e qeverisjes, integritetit, etikës dhe proceseve të planifikimit strategjik në nivelin lokal dhe rajonal të qeverisjes. Në më shumë se 20 vjet të veprimtarisë profesionale, ajo ka konsoliduar njohuri dhe aftësi shumë të mira në fushën e hartimit të politikave të zhvillimit lokal dhe rajonal, planifikimit strategjik, politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, menaxhimit të projekteve, njohjes së strukturave të qeverisjes publike dhe funksionimit të tyre, partneriteteve rajonale dhe zhvillimit të komunitetit.

Lorena është anëtare aktive e Grupit akademik të Observatorit të Rajonalizimit pranë Asamblesë së Rajoneve Europiane (AER) si dhe reportere e AER për Shqipërinë mbi demokracinë në rajone. Përveç kësaj, ajo është gjithashtu Asistent Pedagoge për lëndët e Etikës së Biznesit dhe Sjelljes Organizative në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Para se t’i bashkohej ekipit të IDM Albania, Lorena ka mbajtur për shumë vite pozicionin e Drejtores së Departamentit të Zhvillimit Rajonal dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Këshillin e Qarkut Tiranë. Ajo ka diplomë MSc në Inxhinieri Ndërtimi nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Master në Administrim Publik nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës.

Lorena flet rrjedhshëm gjuhët: shqip, anglisht dhe italisht si edhe ka njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane.