Menaxher Projekti
Jetnor Kasmi është një Menaxher Projekti që ndjek kryesisht politikat e zhvillimit dhe ekonominë politike. Interesat e tij përfshijnë konfliktin kulturor dhe sigurinë, migracionin, arsimin dhe qeverisjen me pjesëmarrje. Para IDM, z. Kasmi punonte si Specialist në Drejtorinë e Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
Ai ka përvojë të gjerë në punën me qeverinë shqiptare në nivel qendror dhe lokal, koordinimin e politikave dhe ofrimin e workshop-eve për ndërtimin e kapaciteteve për komunitetin dhe zyrtarët e pushtetit vendor. Përveç kësaj, z. Kasmi ka punuar për disa organizata ndërkombëtare dhe kombëtare si Rotary Club dhe Amnesty International Club në Universitetin Methodist.
Z. Kasmi ka botuar një punim në lidhje me të drejtat e Romëve në rajonin e Ballkanit dhe është marrë me analizën e politikave në lidhje me politikat e Koresë së Jugut dhe rolin e saj në diplomacinë e pushtetit të mesëm. Dokumenta të publikuara përfshijnë analizën e politikave në lidhje me Një Brez Një Rrugë në rajonin e Ballkanit si dhe perspektivat e komunitetit në shërbimet e ofruara nga qeveria dhe OJQ-të. Ai zotëron një diplomë në Shkenca Politike me theks në Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga Universiteti Methodist, NC, SHBA; dhe MA në Politikë Zhvillimi nga KDI School of Public Policy and Management, Kore e Jugut.
Gjuhët: Z. Kasmi flet rrjedhshëm shqip dhe anglisht, italisht dhe spanjisht në një nivel mesatar dhe gjuhën Koreane në nivel fillestar.
Publikime:
- Kasmi, J. (2018, August 15). Failed Institutions in Burundi. [Commentary]. Foreign Policy News
- Kasmi, J. (2018, June 12). (Trump-Kim Meeting – Denuclearization Difficult) Takimi Trump-Kim/ Eksperti për politikat koreano jugore në Report Tv: Denuklearizimi i vështirë.
- Kasmi, J. (2017, December). South Korea’s Middle Power Diplomacy. [Commentary]. Foreign Policy News
- Kasmi, J. (2017, December 05). South Korea’s Political Rise. [Commentary]. Foreign Policy News
- Kasmi, J. (2016, December). Romany Rights in the Balkan Region. [Research Paper]. Methodist University, Monarch Review VOL 3