Skip to content Skip to footer

Hartimi i Trajnimeve mbi Planifikimin Vendor me Pjesëmarrje dhe Planeve të Zhvillimit të Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në Vlorë, Korcë dhe Berat

Departament: LGID
When: 1 Shtator, 2013
Project Description: 

Ky projekt synon hartimin dhe ofrimin e trajnimeve mbi planifikimin vendor me pjesëmarrje dhe buxhetimin për autoritetet vendor sipas nevojave të komuniteteve rome dhe egjiptiane dhe lehtësimi i përgatitjes së Planeve të Zhvillimit të Komunitetit Rom dhe Egjiptian në secilën prej zonave (Korcë, Berat dhe Vlorë). IDM do të hartojë udhëzime mbi planifikimin me pjesëmarrje dhe përfshirjen qytetare në proceset vendore të zhvillimit për t’u përdorur nga autoritetet vendore dhe forumet këshillimore komunitare.

Objektiva specifikë:

  • Rishikimi i burimeve ligjore, politike dhe metodologjike mbi përfshirjen sociale të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane (sondazhe, studime, raporte, Plane Kombëtare Veprimi dhe kuadri ligjor respektiv)
  • Mbledhja e informacionit mbi nismat ekzistuese mbi:

–       Përfshirjen e anëtarëve të komunitetit në nisma të anëtarëve të komunitetit në vendimmarrje

–       Strategji të mobilizimit të komunitetit

–       Nisma të suksesshme të planifikimit vendor me pjesëmarrje

  • Mbledhja e informacioni përmes intervistave ballë për ballë me autoritetet vendore si edhe me OJF-të Rome dhe Egjiptiane, aktivistët në të tre zonat për të vlerësuar nevojat e tyre të trajnimit
  • Analizimi i informacionit mbi të dhënat e mbledhura dhe përgatitja e moduleve të trajnimit sipas nevojave të autoriteteve vendore dhe komuniteteve Rome/Egjiptiane
  • Të sigurojë mbështetje për liderët e komunitetit dhe forumet komunitare këshillimore në hartimin e Planeve të Zhvillimit të Komuniteteve Rome/Egjiptiane sipas nevojave vendore në harmoni me prioritetet rajonale dhe kombëtare dhe nisma të tjera
  • Të sigurojë mbështetje (liderëve dhe departamenteve përgjegjëse për buxhetin) në të tre zonat për të reflektuar planet e zhvillimit të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në planifikimin e përgjithshëm vjetor të bashkisë/komunës
  • Të finalizojnë udhëzime mbi planifikimin vendor dhe pjesëmarrjen e komunitetit Rom/Egjiptian me raste të përshtatshme studimore nga procesi i hartimit të Planeve të Zhvillimit të Komuniteteve Rome/Egjiptiane, që do të përdoren nga autoritetet vendore dhe forumet komunitare këshillimore.