sqen

Genta Hoxha

Genta Hoxha
Menaxhere Projekti

Genta Hoxha është menaxhere projekti pranë IDM, përgjegjëse për projektet “Shkolla Qendër Komunitare”, fokusuar në hartimin e masave parandaluese shumë sektoriale për të fuqizuar komunitetet lokale. Roli i saj përfshin menaxhimin e aktiviteteve dhe nismave në nivelin vendor në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm mes të rinjve, me synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe zhvillimin e aftësive ripërtëritëse të komunitetit.

Genta ka një përvojë të gjatë në sektorin e shoqërisë civile, 17 vjet nga të cilat pranë Qendrës Rajonale të Mjedisit, ku ishte përgjegjëse për aktivitete në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të aktorëve të fushës, të edukimit mjedisor dhe shkëmbimit të informacionit, dhe çështje të lidhura me komunikimin dhe vizibilitetin. Ajo, gjithashtu, ka përvojë në menaxhimin e granteve për OSHC-të në sektorin e mjedisit. Përpara se të bashkohej me IDM, Genta ka qenë e përfshirë me projektin IDEA / GIZ PROSEED – “Make it in Albania” dhe me Shkolla e Drejtorëve në Shqipëri.

Genta zotëron diplomë Master në Administrim Publik nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe diplomë Bachelor në Punë Sociale nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

Flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe atë italiane, si dhe ka një nivel bazik të gjuhës frënge.