sqen

Evelina Azizaj

Evelina Azizaj
Menaxhere LGID (MA)

Evelina Azizaj është Menaxhere Programi për Qeverisjen Lokale dhe Zhvillimin e Integruar në IDM. Ajo menaxhon dhe koordinon programe në fushën e qeverisjes lokale, decentalizim, zhvillim lokal të integruar dhe fuqizim të komunitetit, duke mundësuar udhëzim dhe drejtim si dhe duke ndërtuar partneritete e komunikim të vazhdueshëm me palët e interesuara. Evelina ka më shumë se 15 vjet eksperiencë në planifikim dhe menaxhim, duke përvetësuar kështu aftësi të shkëlqyera në planifikim, menaxhim dhe organizim.

Përpara IDM, Evelina punonte si Eksperte Rajonale e Zhvillimit në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Ajo ka një eksperiencë të gjatë në ndihmë të njësive të qeverisjes vendore dhe komuniteteve lokale për strategjinë e zhvillimit të tyre social-ekonomik lokal. Ajo gjithashtu ka qenë eksperte kryesore në Trajnimin e Burimeve për Zhvillimin Lokal dhe Rajonal, duke ofruar programe të ngritjes së kapaciteteve për administratën komunale dhe OSHC-të.

Ajo zotëron një Master në Shkenca Administrimi nga Univeristeti Andrews, U.S., gjithashtu ajo është e kualifikuar si projekt menaxhere me vlerësimin e nivelit PRINCE2® Practitioner, një projekt global për metodologjinë e menaxhimit – dorëzuar nga APMG-International në 2015.

Evelina flet rrjedhshëm Shqip dhe Anglisht.

Publikime: