sqen

Eni Almeta

Eni Almeta
Oficere e Financës

Eni Almeta mban pozicionin e Oficeres së Financës në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Ajo është përgjegjëse për operacionet e përditshme financiare dhe për përgatitjen e raporteve të brendshme financiare, analizën e kostos, pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve, dhe raporteve të tjera të kërkuara. Ajo koordinon përgatitjen dhe shpërndarjen e informacionit financiar dhe administrativ për projektet dhe departamentet specifike.

Përpara punës në IDM, Eni ka punuar si Specialiste e Kërkimit dhe Zhvillimit në Departamentin e Zhvillimit të Bizneseve të Reja në Creative Business Solutions, një OJQ shqiptare dhe firmë konsulence biznesi.

Ajo ka marrë pjesë në zhvillimin e një game të gjerë projektesh, duke ndihmuar në mbledhjen, analizën dhe vlerësimin e të dhënave për qëllime të zhvillimit të kërkimit me fokus ekonominë rajonale, turizmin dhe trashëgiminë kulturore dhe natyrore, zhvillimin i bujqësisë, etj. Për më tepër, ajo ka organizuar dhe menaxhuar me sukses disa takime dhe evente në kuadër të projekteve të ndryshme të implementuara.

Eni Almeta ka mbaruar studimet parauniversitare për Financë – Bankë në Universitetin Epoka dhe vazhdon studimet për Master Shkencor në Administrim Biznesi. Gjatë studimeve të saj, ajo ka marrë pjesë në mënyrë aktive në trajnime të ndryshme që lidhen me Financën dhe Zhvillimin e Biznesit, iu bashkua Klubit Studentor të Inxhinierisë Kompjuterike të Universitetit të Floridës për të marrë pjesë në ‘Hacker Halted Atlanta, GA Training Training Security and Convention 2017”, dhe gjithashtu ka qenë pjesë e programit Student Work & Travel në SH.B.A., në Karolinën e Veriut, për tre verë me radhë.