Skip to content Skip to footer

Dokument Politikash: POLITIKA MBËSHTETËSE PËR KUALIFIKIMIN DHE PUNËSIMIN E MËSUESEVE TË GJUHËS ROME

Fëmijët që i përkasin pakicës kombëtare rome përballen me vështirësi të shumëfishta që pengojnë frekuentimin e rregullt dhe mësim-nxënien në arsimin e detyruar duke vështirësuar kalimin në nivelet e tjera arsimore. Krahas sfidave ekonomike, sociale, e ndërkulturore, një pengesë vendimtare është edhe komunikimi i dobët i fëmijëve rom në gjuhën shqipe, i cili vështirësohet edhe për faktin se gjuhën rome këta fëmijë e mësojnë jo përmes rregullave gramatikore, jashtë kujdesit të institucioneve arsimore dhe nga prindër me nivel të ulët arsimor. Kështu, mësimi i gjuhës rome jashtë kujdesit të institucioneve arsimore, jo vetëm cenon nivelin e të kuptuarit dhe të shprehurit në gjuhën rome të këtyre fëmijëve, por bashkë me të vështirëson kuptueshmërinë, ndjekjen dhe përvetësimin e mësimit edhe në gjuhën shqipe. Si rezultat, për shkak të vështirësive gjuhësore në gjuhën shqipe, shpesh rënduar nga mësimi i parregullt i gjuhës rome, shumë fëmijë rom mbeten mbrapa e jo rrallë braktisin edhe shkollën.

Lexoni më shumë rreth kësaj problematike dhe rekomandimeve duke shkarkuar dokumentin Shqip.

Ky dokument është në kuadër të “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania dhe zbatuar nga NDI Albania – National Democratic Institute- Instituti Demokratik Amerikan.