Skip to content Skip to footer

Diori Angjeli

Oficer Projekti / Asistent Hulumtues

Address: Shenasi Dishnica, Nd. 35, H. 1, 1017, Tirana, Albania

Diori Angjeli është oficer projekti dhe hulumtues fokusuar në demokratizimin, qeverisjen e mirë dhe zhvillimin e shoqërisë civile në komunitetet rurale. Ai ka ndihmuar IDM në projekte të rëndësishme si “Modeli Shkolla Qendër Komunitare”, “Roli i Fesë në Shoqëri”, “Besimi në Qeverisje” e të tjerë. Për më tepër, Diori është përfshirë në projektin CIVILISC dhe rrjetin ANRD të cilat kanë si qëllim demokratizimin dhe fuqizimin e shoqërisë civile në komunitetet lokale të Shqipërisë.

Përpara punës në IDM, Diori ishte një pjesë aktive e Parlamentit Evropian Rinor në Shqipëri. Në 4 vjet përvojë me PER, ai ka mundësuar trajnime për të rinjtë, ka ndihmuar në organizimin e disa konferencave dhe ka asistuar zyrtarët e rinj në këto konferenca në hapat e tyre drejt organizatës. Diori ka qenë gjithashtu një hulumtues në projektin “Presidentët Amerikanë dhe Marrëdhëniet Shqiptare” i cili u finalizua në një ekspozitë e cila më vonë do të prezantohej në Muzeun Kombëtar të Shqipërisë.

Diori zotëron një diplomë BA në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i New York Tiranë. Ai flet rrjedhshëm Shqip dhe Anglisht teksa zotëron njohuri elementare në gjuhët Italiane, Spanjolle dhe Frënge.

Publikime: