Skip to content Skip to footer

Dëgjesë Publike mbi Zbatimin e Ligjit për Arsimin për Pakicat Kombëtare – Rasti i Pakicës Rome

20 shtator 2022 – IDM, në kuadër të PACEP, ka zhvilluar një sërë aktivitetesh për të informuar dhe mbështetur aktorë të shoqërisë civile në të gjithë vendin për avancimin e nismave vendore në parlament. Gjatë këtyre aktiviteteve, një ndër çështjet e ngritura lidhet me zbatimin të ligjit për arsimin për pakicat kombëtare dhe nevojën e adresimit të tij në parlament për rastin e pakicës rome.

buy diflucan online buy diflucan online generic

Në këtë kontekst, përmes një dëgjese publike, anëtarët e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik kishin mundësinë të informoheshin dhe diskutonin mbi nevojën për politika mbështetëse për kualifikimin dhe punësimin e mësuesve të gjuhës rome.

Ekspertë dhe aktorë të organizatave të shoqërisë civile prezantuan rekomandimet e grupeve të interesit në zbatim të parashikimeve te “Ligjit Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”: (a) përfshirjen e studentëve që i përkasin pakicës rome ndër kategoritë e studentëve në nevojë për efekt të përjashtimit nga tarifa vjetore në të gjitha ciklet e studimeve universitare dhe aplikimi i bursës së plotë për këtë kategori për çdo degë përfshirë edhe degët e mësuesisë; (b) kategorizimin e ‘programeve Bachelor dhe Master (pas çeljes së këtij të fundit) në gjuhët shqipe dhe rome’ ndër programet e studimit të fushave prioritare në vend me të gjitha efektet që rrjedhin, përfshirë në mënyrë të veçantë përjashtimin e studentëve rom nga kriteri i mesatares, bazuar edhe mbi praktikën që zbatohet për kandidatët me origjinë shqiptare nga vendet e rajonit; si dhe (c) garantimin e punësimit, sipas rastit, të instruktorëve (të diplomuarit “Bachelor”) dhe mësuesve (të diplomuarit Master), të gjuhës rome dhe çeljen e klasave për mësimin e gjuhës rome.

Në fjalën e tij Z. Petro Koci theksoi rëndësinë e kësaj dëgjese dhe problematikave të shtruara për diskutim. Ai shtoi se “Romëve u duhen të dyja gjuhët, pra edhe shqipja.

buy amoxil online buy amoxil online generic

Por arsimimi në gjuhe rome është më stimulues për edukimin e përgjithshëm të romëve. Realizimi i të drejtave për pakicat është tregues për shoqëritë e forta dhe të përparuara.

buy stendra online buy stendra online generic

Ndërsa Znj. Ina Zhupa përmendi detyrimet e Shqipërisë në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut edhe në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian. Ajo bëri sugjerime konkrete lidhur me mundësinë për të shtuar mësues të gjuhës rome në cilësinë e mësuesit ndihmës në ato shkolla ku ka përqendrim më të madh të fëmijëve të pakicës rome.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit prezantoi hapat dhe nismat e ndërmarra nga ministria lidhur me problematikat e ngritura në këtë dëgjesë dhe ofruan alternativa për adresimin e tyre në vazhdimësi. Gjithashtu përfaqësues të Avokatit të Popullit vlerësuan kërkesat e grupeve të interesit dhe rekomanduan hapjen e programeve të studimit të gjuhës rome ne Tiranë dhe Korçë si dhe u angazhuan në ndjekjen e çështjeve të ngritura në vijim të veprimtarisë së AP.

Në fjalën e saj nënvizoi faktin se për anëtarët e komisionit është e rëndësishme të informohen në mënyrë të vazhdueshme nëse arsimi publik ofrohet për të gjithë qytetarët njësoj.

Shkarko dokumentin.

Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të programit “Mbështetja për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zbatuar nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI) dhe Prezenca e OSBE ne Shqipëri.