sqen

Anxhela Bruci

Anxhela Bruci
Oficere Projekti

Anxhela është oficere projekti, e fokusuar në administrimin publik, mirëqeverisjen, parandalimin e krimit dhe fuqizimin ekonomik të grupeve të disavantazhuara dhe/ose vulnerabël.

Ajo zotëron një Master në Krimin Ndërkombëtar dhe Drejtësi nga Universiteti i York-ut, Mbretëria e Bashkuar, ka fituar çmimin e artë York për performancën e saj gjatë studimeve pasuniversitare. Studimet e saj në Mbretërinë e Bashkuar u mundësuan nga Bursa Chevening. Ajo është drejt përfundimit të studimeve Master Shkencor në Administrimin e Shërbimeve Sociale dhe ka një diplomë Bacelor në Politikë Sociale nga Universiteti i Tiranës.

Anxhela është autore e disa artikujve të përqendruar në trafikimin e qenieve njerëzore, papunësinë dhe mbrojtjen sociale, dhe ka shkruar dy libra letrare për çështje sociale siç janë trafikimi i qenieve njerëzore dhe humbja e identitetit. Ajo ka qenë e përfshirë në nisma për lirinë e besimit dhe avokimin për të drejtat e njeriut. Ajo ka përfunduar me sukses programin “Udhëheqësit Ndërkombëtarë në Zhvillim” në Mbretërinë e Bashkuar lidhur me tematikat e lirisë në besim. Për më tepër, Anxhela ka punuar për 4 vjet me një model fuqizimi ekonomik për riintegrimin e të mbijetuarave nga trafikimi përmes hartimit të një plan biznesi social. Ajo flet rrjedhshëm anglisht dhe greqisht dhe ka disa njohuri të gjuhës frënge.

 

Publikime:

  • Nasufi, I., & Bruci, A. (2019). Government Responses to the Survivors of Trafficking in Human Beings: A Study of Albania. World Academy of Science, Engineering and Technology, International Science Index 148, International Journal of Social, Behavioral, Educational, Economic, Business and Industrial Engineering, 13(4), 489 – 499.
  • Nasufi, I., Rama, R., & Bruci, A. (2018). Albanian National and Local level effort to target Youth Employment. Sociological imagination and social promotion: the category of “agapic action” to interpret the changes and to imagine new futures. University of Salerno.
  • Tollkuci, E. & Bruci, A. (2018). Volunteering as a mediating factor to employability. Sustainable Development and the Employment Policies in Albania: From Social Assistance to Integration in the WorkForce. Mediterranean University of Albania.
  • Bruçi, A. (04/08/2017). Youth entrepreneurship, a solution to youth crimes. The Law Blog India. https://thelawblog.in/2017/08/04/youth-entrepreneurship-a-solution-to-youth-crimes/
  • Bruçi, A. (10/08/2017). Child labour – a bane. The law blog India. https://thelawblog.in/2017/08/10/child- labour-a-bane/
  • Bruçi, A. (25/09/2017). Chasing for the opportunities. KAS Youth Hub Blog. http://www.kasyouthhub.org/single-post/2017/08/25/Chasing-for-the-opportunities
  • Bruçi, A. (2016). The Cage. Open Democracy. World Forum for Democracy. Strasbourg, France. https://www.opendemocracy.net/wfd/anxhela-bruci/cage
  • Bruci, A. (2014). E humbur ne rrugicat e jetes (Lost in the paths of life). Tirana: EMAL Publications.