Projekti zbatohet njëkohësisht në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi nga anëtarë të Rrjetit të Zhvillimit të Shoqërisë Civile. Projekti financohet nga fondet e Bashkimit Europian, Programi i Partneritetit për Organizatat e Shoqërisë Civile dhe ka një shtrirje kohore prej 2 vjetësh.
Ai kordinohet në nivel rajonal nga Rrjeti i Zhvillimit të Shoqërisë Civile me qendër në Shkup.
Në Shqipëri, projekti zbatohet nga IDM Albania – Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Menaxhim Konflikti.
Objektiva të Përgjithshëm
1. Fuqizimi i themeleve për monitorimin dhe advokacinë lidhur me çështjet e mjedisit veprues dhe qëndrueshmërisë së shoqërisë civile në nivel rajonal dhe kombëtar;
2. Fuqizimi i strukturave për integrimin dhe pjesëmarrjen e OSHC-ve në politikat e BE-së dhe proceseve aderuese në nivel europian dhe kombëtar.
Aktivitetet
Aktivitetet përfshijnë: Monitorim, advokaci, kërkim/analizë, ngritje kapacitetesh, ndarje informacioni, ndërtim rrjetesh, mini-grante
Faza I përfshin konsultime me aktorët në nivel kombëtar dhe rajonal për të vendosur indikatorët krahasues të arritjeve të projektit dhe do të mundësojë rishikimin e Strategjisë 4-vjeçare dhe Planit të Veprimit 2-vjeçar
Faza II përfshin periudhën e zbatimit që mbulon periudhën 4-vjeçare të Marrëveshjes së Partneritetit. Aktivitetet do të përfshijnë:
-Monitorimin e mjedisit veprues për zhvillimin e shoqërisë civile në 8 vendet përfituese për të siguruar ndikim të vazhdueshëm dhe për të artikuluar zërin e shoqërisë civile mbi nevojat bazë të zhvillimit të sektorit (Prioriteti 1)
-Adresimi i politikave të financimit dhe procedurave të shoqërisë civile bazuar në rregullat dhe praktikat e BE-së (Prioritet 2) dhe vlerës së burimeve ekonomike dhe njerëzore të sektorit (Prioritet 3).
-Ndikim i siguruar përmes mbështetjes në ekspertizë, informacion, ngritje kapacitetesh dhe nxitje bashkëpunimesh (Prioritet 5 dhe 6)
-Ndërveprim midis komunitetit të donatorëve dhe institucioneve kombëtare për të siguruar strategji daljeje të suksesshme të mbështetura nga burimet vendore (Prioritet 4).