Mirë se vini!
Kjo faqe interneti është portali juaj për aktivitetet programore, botimet dhe burimet e IDM që lidhen me fushat kryesore të punës së saj: qeverisja dhe reforma e sektorit të sigurisë, procesi i integrimit evropian, zhvillimi i shoqërisë civile, hulumtim dhe politikë-bërje shkencore, zhvillimi i integruar, qeverisja lokale dhe fuqizimi i komunitetit. Me një përvojë 20 vjeçare, IDM kërkon të informojë, zhvillojë dhe motivojë për krijimin e një shoqërie demokratike dhe të zhvilluar.
Shpresojmë që kjo të jetë një vizitë e këndshme dhe ju inkurajojmë të ndërveproni me ne!
Ekipi i IDM
VIZIONI
Të informojë, zhvillojë dhe motivojë për krijimin e një shoqërie demokratike dhe të zhvilluar.
IDM ofron ekspertizë, analizë politikash, kërkim shkencor të aplikuar, dhe ndërtim kapacitetesh për aktorët kryesorë socialë për nxitjen e reformave dhe angazhimin në proceset e politikave të bazuara në evidenca.
Për arritjen e objektivave strategjikë, përzgjedhja e aktiviteteve tona kërkon të shkojë pëtej projekteve të thjeshta. Ato janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e vlerave të përbashkëta dhe ndërveprimeve efikase përmes spektrit të gjerë të aktorëve socialë.
MISIONI
Misioni jonë është avancimi i kapaciteteve shoqërore, gjenerimi dhe ndarja e njohurive, aftësive dhe ekspertizës për një politikë-bërje gjithëpërfshirëse dhe alternative të bazuara në evidenca në funksion të fuqizimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
EKSPERTIZA
Ekspertiza e Institutit, kombinon avantazhet e një think-tank-u dhe të një aktori jo-qeveritar aktiv dhe shtrihet në këto fusha:
- Procesi i zgjerimit të BE–së me një fokus të veçantë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor;
- Zhvillimi i kapitalit njerëzor, menaxhimi dhe performanca e orientuar nga rezultatet;
- Zhvillim i integruar dhe i qëndrueshëm më një fokus të veçantë në politikat zhvillimore të BE-së;
- Qeverisja e mirë, reformat e decentralizimit dhe proceset politike gjithëpërfshirëse;
- Konsolidimi dhe zhvillimi i sektorit të shoqërisë civile si një aktor i fuqishëm në nxitjen e konsensusit, vlerave dhe ndryshimit pozitiv;
- Reforma e sektori të sigurisë dhe studime të specializuara për çështjet e sigurisë.
IDM ofron një gamë të gjerë shërbimesh:
- Trajnime dhe ngritje kapacitetesh të përshtatura për grupe, nevoja dhe interesa tematike specifike
- Avancimi i studimeve, qasjeve dhe metodologjive për hulumtim të aplikuar veçanërisht lidhur me fushat tradicionalisht në fokus të IDM (si p.sh. BE/proceset e integrimit, zhvillimi etj.)
- Hulumtim, hartim politikash, analizë dhe vlerësim i proceseve politike sikurse advokim për alternative të bazuara në evidenca për përmirësimin e qeverisjes dhe politikave sektoriale,
- Konsulencë dhe mbështetje për autoritetet publike, institucionet civile dhe private kombëtare dhe ndërkombëtare në ngritjen institucionale dhe performancës së bazuar në rezultate,
- Hartimi dhe zbatimi i fushatave të gjera informuese dhe ndërgjegjësuese; Zhvillim i strategjive të advokimit dhe programeve mbi bazën e preferencave të opinionit publik dhe analizës së sjelljeve të grupeve të interesit.
Ekspertiza dhe shërbimet e IDM përdoren nga një gamë e gjerë të aktorëve, si vendimmarrësit, aktorët shtetërorë qendrorë dhe vendorë, misionet e asistencës së jashtme dhe organizatave ndërkombëtare, shoqëria civile, media dhe rrethet akademike.
RAPORTE VJETORE
Raportet e mëposhtme paraqesin në mënyrë të detajuar veprimtarinë dhe financat e IDM ndër vite.
Klikoni për të shkarkuar: