KËRKESË PËR OFERTË
për pjesëmarrje në procedurën e tenderit te hapur “Kërkesë për ofertë” me objekt “Ofertë një kompjuteri dhe dy laptopë” për organizatën jo-qeveritare “Instituti per Demokraci dhe Ndërmjetësim” në kuadër të projektit “Zgjerimi i hapësirës demokratike përmes angazhimit të qytetarëve në vendimmarrje”.
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në zarf të mbyllur me vulë me emërtimin “ Ofertë blerje Ofertë blerje një kompjuteri dhe dy laptopë” pranë zyrës të organizatës sonë deri më datë 25.11.2020, ora 17:00
Tiranë, më 20/11/2020- IDM-Instituti per Demokraci dhe Ndërmjetësim është një organizatë jofitimprurëse ofron ekspertizë, analizë politikash, kërkim shkencor të aplikuar, dhe ndërtim kapacitetesh për aktorët kryesorë socialë për nxitjen e reformave dhe angazhimin në proceset e politikave të bazuara në evidenca.
Misioni i IDM-se është avancimi i kapaciteteve shoqërore, gjenerimi dhe ndarja e njohurive, aftësive dhe ekspertizës për një politikë-bërje gjithëpërfshirëse dhe alternativa të bazuara në evidenca në funksion të fuqizimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Adresa e dorëzimit të ofertës: IDM, Rr. Shenasi Dishnica, Nd.35, H.1, 1017, Tiranë – www.idmalbania.org
Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:
IDM është e interesuar për të kontraktuar një subjekt me veprimtari “Shitje kompjuterësh dhe aksesorë elektronikë”.
Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorëzojnë propozimin e tyre me zarf të mbyllur.
- Të jenë të regjistruar pranë QKB.
- Të kenë plotësuar të gjithë detyrimet ligjore tatimore.
- Vendndodhja e subjektit : Shqipëri
Oferta duhet të dorëzohet me sistemin me “zarf”.
Në zarf duhet të vendosni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:
- Ekstraktit mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
- Formularin e specifikimeve teknike të ofruar nga ana e ofertuesit. (ANEKSI 1)
- Propozimi financiar i ofertuesit (ANEKSI 2) duhet të jetë në Lekë shqiptarë, duhet të përfshijë çmimet për shërbimin e listuar.
- Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e Shërbimeve.
- Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
- Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes se kontratës.
- IDM Code of Conduct ANEKS 3 (të firmosur dhe të vulosur).
Propozimi financiar:
Zarf duhet të ketë mbishkrimin “Ofertë blerje një kompjuteri dhe dy laptopë”
Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për s ‘kualifikim.
Per çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: [email protected] ose [email protected].
Çdo përgjigje e pyetjeve që do bëhet nga subjektet që marrin pjesë në tender, do t’ju njoftohet të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në tender.
Vlerësimi ofertave zhvillohet me sistemin PASS-FAIL.
Të gjithë ofertuesit do të vlerësohen nëse specifikimet janë përmbushur. Tabela e mëposhtme do të përdoren për specifikimet teknike. Vetëm ato oferta që kalojnë vlerësimin teknik do të vlerësohen për çmimet e tyre.
Çmimi më i ulët në raport me specifikimet teknike do të jenë kriteret vendimtare për fituesin.
TABELA E VLERESIMIT TEKNIK TE OFERTAVE
1 – Dobët 2 – Pranueshëm 3 – Shumë Mirë |
||||||||||||||||||
Shembull: Tabela |
KUSHTET E KONTRATËS
- Në se nuk plotësohen të gjitha kriteret, kandidati nuk kualifikohet dhe do të vazhdohet me kandidatin tjetër të renditur.
- Pas shitjes së produktit, ju lutem përcaktoni emrin, adresën dhe personin e kontaktit i cili do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe mbështetjen deri në fund të periudhës së garancisë.
- Pagesa 100% do të kryhet pas pranimit të faturës tatimore për shërbimin e kërkuar sipas planit që do paracaktohet me ofertuesin, nëpërmjet transfertës Bankare në numrin e llogarisë të subjektit ofrues ose cash brenda 30 ditëve
- Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
- Subjekti duhet të garantojë produkte cilësore.
SPECIFIKIMET TEKNIKE TË KËRKUARA
- Kompjuter Desktop : Të jetë një marke e njohur (Sasia= 1 copë)
Specifikimet për kompjuterin desktop :
Processor: të paktën Intel Core i5
RAM: të paktën 8 GB
Hard Disk: HDD 500 GB rpm SATA or SSD 240/256 GB
Optical Device: Slim SATA SuperMulti DVD writer
Ports: Front: 2 USB 3.0, 1 headphone, 1 microphone
Back: 2 USB 3.0, 4 USB 2.0, 1 serial, 1 VGA, 1 DisplayPort,
1 audio line in, 1 audio line out, 1 RJ-45
Communication: LAN Integrated
Accessories: US-layout keyboard and mouse
Monitor: të paktën 17”
Garancia: të paktën 1 year
- Laptop: Të jetë një marke e njohur (Sasia= 2 copë)
Specifikimet:
Processor: |
të paktën Intel Core i7 |
RAM: |
të paktën 8GB DDR4 |
Solid State Drive: |
256 GB PCIe NVMe M.2 SSD |
Monitor: |
15.6″ FHD 1920 x 1080p AG |
Garancia: |
të paktën 1 year |
MIRËPRESIM OFERTËN TUAJ!