sqen

Sondazhi “Besimi në Qeveri 2015”: “Institucionet e huaja në top-listën e besueshmërisë së shqiptarëve”

Prezantimi i gjetjeve të Sondazhit “Besimi në Qeveri 2015”: “Institucionet e huaja në top-listën e besueshmërisë së shqiptarëve”

   EUD pic Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) prezantoi sot gjetjet e sondazhit “Besimi në Qeveri” për vitin 2015. Sondazhi ka për qëllim të masë nivelin e besimit të publikut tek institucionet qeveritare si dhe qëndrimin e qytetarëve ndaj punës së institucioneve publike dhe ofrimit të shërbimeve në Shqipëri. Ky sondazh është kryer me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në Shqipëri.

Gjetjet e sondazhit tregojnë nivel relativisht të ulët të besimit ndaj institucioneve publike. Rreth mbi 50% e të anketuarve nuk shprehin besim ndaj pjesës dërmuese të institucioneve publike shqiptare.

Nga ana tjetër, pritshmëria e publikut  në lidhje me cilësinë dhe profesionalizmin e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarit paraqiten të larta.  Në Sondazh  vihet re një ndërgjegjësim në rritje  i publikut mbi nevojën e politikave transparente, proceseve gjithëpërfshirëse dhe mekanizmave të llogaridhënies, si një parakusht për rritjen e besimit.EUD pic 3

Ekspertë të shoqërisë civile, të ftuar në panel komentuan mbi gjetjet e sondazhit duke ofruar një panoramë më të detajuar të zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale në vend, duke ofruar kornizat e nevojshme për të kuptuar gjetjet e sondazhit. Një fokus i veçantë iu kushtua luhatjeve të besueshmërisë në vitet e fundit, mekanizmat e domosdoshme për forcimin e marrëdhënieve qeveri – qytetar si dhe nevojës për kuptueshmëri dhe adresim të çështjes së korrupsionit në të gjitha nivelet e shoqërisë.IMG-20160201-WA0004

Në fjalën e saj përshëndetëse, Znj. Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike, u shpreh se vendosja e besimit është thelbësore për funksionimin e institucioneve publike.

Lidhur me nevojën vendimtare për besim te qeveria për një demokraci funksionale, Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, SHS. Romana Vlahutin nënvizoi se: “Qeveria duhet të kujtojë gjithnjë se i shërben qytetarëve të saj”; ndërsa duke ju drejtuar qytetarëve për rolin e tyre kyç në ndërtimin e një shoqërie më të mirë. “

Brian J. Williams, Përfaqësues i Përhershëm i PNUD në Shqipëri theksoi në fjalën e tij se besimi i publikut është në qendër të shtetit ligjor dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Aktiviteti u mbyll me një seancë pyetje përgjigje me pjesëmarrësit në këtë aktivitet.

Klikoni këtu për variantin shqip dhe anglisht: Full report_ OpinionPoll_trust in government_2015.

Aktivitetin e pasqyruar në media mund ta gjeni duke klikuar më poshtë:

Agjencia Telegrafike Shqiptare: http://www.ata.gov.al/sondazh-i-opinionit-publik-besimi-ne-qeveri-2015-367896.html.

Gazeta Panorama: http://www.panorama.com.al/sondazhi-qeveria-dhe-parlamenti-institucionet-me-pak-te-besuara8/

Ora News: http://www.oranews.tv/vendi/sondazhi-pas-gjyqesorit-bie-besimi-i-shqiptareve-te-kuvendi-shendetesia-e-arsimi/

Ora News+ video: http://www.oranews.tv/videogaleri/besimi-ne-qeveri-sondazhi-pas-gjyqesorit-bie-besimi-te-kuvendi-shendetesia-e-arsimi/

RTV Scan + video: http://scan-tv.com/v/index.php/kryesore/17611.html