Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE që nga fillimi zyrtar i negociatave. Konferenca e Parë Ndërqeveritare u zhvillua në korrik 2022, pasuar nga përmbyllja e procesit screening dhe Konferenca e Dytë Ndërqeveritare në tetor 2024. Që nga ajo kohë, Shqipëria ka hapur grupkapitullin e parë, që mbulon pesë kapituj negociatash, dhe grupkapitullin e gjashtë, që përfshin dy kapituj.
E vendosur të ruajë këtë ritëm, Shqipëria synon të përfundojë negociatat deri në vitin 2027 dhe të arrijë anëtarësimin në BE deri në vitin 2030. Plani i Rritjes ofron një mundësi të mirë për të mbështetur këtë ambicie. Sipas Planit të Rritjes, Shqipëria pritet të marrë 922 milionë euro, të lidhura me zbatimin e 31 masave reformuese që mbulojnë pesë fusha kyçe të politikave publike.
Për të siguruar financim, qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor u kërkua të zhvillonin Agjenda të Reformave. Këto agjenda përshkruajnë një sërë kushte pagesesh të lidhura me reformat e planifikuara.
Publikimi shqyrton në mënyrë kritike procesin e hartimit dhe miratimit të Agjendës së Reformave, duke u fokusuar te konsultimi me aktorët joshtetërorë, duke analizuar përmbajtjen e saj dhe duke vlerësuar mekanizmat për zbatimin dhe monitorimin e saj.
Ky publikim është pjesë e projektit të nismës IGNITA “Rruga drejt integrimit në BE: Avancimi i dialogut mbi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga @Open Society Foundations – Western Balkans.