Skip to content Skip to footer

Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

Ky dokument merr shkas nga studimi që IDM ka realizuar përgjatë vitit 2014, mbi Integritetin dhe korrupsionin në Polici në Shqipëri, dhe ka për qëllim evidentimin e rëndësisë së edukimit policor (bazë dhe në vazhdim) për ndërtimin e një policie me integritet dhe etikë si një parakusht themelor për një polici pa korrupsion. Dokumenti synon të thellojë të kuptuarit mbi disa prej gjetjeve kryesore të studimit si dhe të ofrojë disa rekomandime konkrete lidhur me përforcimin e rolit dhe peshës së edukimit policor në luftën anti-korrupsion. Për të realizuar këtë qëllim në këtë dokument parashtrohet: së pari, një pasqyrë mbi rëndësinë e edukimit për integritetin policor dhe ecurinë e saj në Shqipëri; së dyti, përmes targetimit të një prej problematikave të identifikuara nga sondazhi me policinë e shtetit – përdorimi i tepruar i forcës, sillet
një rast sesi trajtohen dhe përcillet tek profesionistët përmes edukimit bazë dhe në vazhdim çështje me rëndësi në raport me etikën dhe integritetin policor.

[button linking=”default” link=”http://idmalbania.org/wp-content/uploads/2021/11/Komponenti-3-Edukimi-per-Integritet.pdf” align=”left” size=”medium” type=”standard” style=”solid” icon=”download” title=”Download”]Download[/button]