sqen

KËRKESË PËR OFERTË

KËRKESË PËR OFERTË

Tiranë, më 17/02/2021 – Hapje procedure tenderimi me objekt “Ofertë blerje Kompjutera dhe UPS” për Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim në kuadër të projektit “Zgjerimi i rrjetit të komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare”

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) është organizatë jo fitimprurëse, që ofron ekspertizë, analizë politikash, kërkim shkencor të aplikuar dhe ngritje kapacitetesh për aktorët kryesorë socialë me qëllimin nxitjen e reformave dhe angazhimin në proceset e politikave të bazuara në fakte. Misioni i IDM është avancimi i kapaciteteve aktorëve shoqërorë, gjenerimi dhe ndarja e njohurive, aftësive dhe ekspertizës për një politikë-bërje gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në fakte, në funksion të fuqizimit të demokracisë, rendit ligjor dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në kuadër të projektit “Zgjerimi i rrjetit të komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare”, IDM hap thirrjen për ofertë blerje kompjutera dhe UPS, sipas specifikave të mëposhtme.

Specifikimet teknike të pajisjeve:

  1. Kompjuter Desktop : Sasia 35 copë

Marka:                                  Të jetë markë e njohur dhe konkuruese në treg

Processor:                           minimumi Intel Core i5

RAM:                                     minimumi 8 GB DDR4

Hard Disk:                            HDD 500 GB rpm SATA

Optical Device:                 Slim SATA SuperMulti DVD writer

Operating System:           Windows 10

Ports:                                    Front: 2 USB 3.0, 1 headphone, 1 microphone

Back: 2 USB 3.0, 4 USB 2.0, 1 serial, 2 PS/2, 1 VGA, 1 DisplayPort,

1 audio line in, 1 audio line out, 1 RJ-45

Komunikimi:                       LAN Integrated

Aksesorët :                         US-layout tastierë dhe mouse

Monitor:                              FHD LED 1920x1080p, minimumi 19”

Garancia:                             minimumi 1 vit

  1. UPS: Sasia 35 copë

UPS specs:                           850 VA / 510 Watts, Line-Interactive;

Outlets:                                3x C13

Input:                                    130 – 285V

Output:                                230V, Tower, AVR

 

Subjektet e interesuara duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  1. Të jenë të regjistruar pranë QKB.
  2. Të kenë plotësuar të gjithë detyrimet ligjore tatimore.
  3. Të ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të Shqipërisë

Oferta duhet të dorëzohet origjinale me zarf të mbyllur me vulën e kompanisë, me mbishkrimin “Ofertë blerje Kompjutera dhe UPS”, brenda datës 10.03.2021, ora 16:00, në adresën:

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), Rr. Shenasi Dishnica, Nd.35, H.1, 1017, Tiranë

 

Zarfi duhet të përmbajë të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:

  1. Ekstraktin mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit
  2. Vërtetim që subjekti nuk ka detyrime tatimore
  3. Vërtetim që subjekti nuk është në proces gjyqësor
  4. Formularin e specifikimeve teknike të ofruar nga ana e ofertuesit (ANEKSI 1)
  5. Propozimin financiar të ofertuesit (ANEKSI 2)
  • Propozimi duhet të jetë i detajuar në monedhën ALL, duke përfshirë çmimet për çdo produkt të listuar.
  • Çmimi për njësi duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
  • Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes së kontratës/shërbimit.
  • Propozimi duhet të përmbajë të gjitha kostot e nevojshme që lidhen me ofrimin e shërbimeve.
  1. IDM – Kodi i Sjelljes, të firmosur dhe të vulosur nga ofertuesi (ANEKS 3).

Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kusht për skualifikim.

Per çdo pyetje ose sqarim të nevojshëm mund të shkruani në e-mail: [email protected]

Përgjigjet e pyetjeve të bëra nga subjektet që marrin pjesë në tender, do t’ju bëhen të ditura të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në tender.

 

Vlerësimi i ofertave zhvillohet me sistemin PASS-FAIL.

Të gjithë ofertuesit do të vlerësohen nëse specifikimet e kërkuara janë përmbushur. Nëse nuk plotësohen të gjitha kriteret, kandidati nuk kualifikohet dhe vazhdohet vlerësimi me kandidatin tjetër të renditur.

Tabela e mëposhtme do të përdoret për specifikimet teknike. Vetëm ato oferta që kalojnë vlerësimin teknik, do të vlerësohen më pas për çmimet e tyre.

TABELA E VLERESIMIT TEKNIK TE OFERTAVE

Ofruesi

Specifikimet

Dokumentacioni

Oferta financiare

Pass

Fail

Ofruesi #1

 

 

 

 

 

Ofruesi #2

 

 

 

 

 

1 – Dobët                2 – Pranueshëm                  3 – Shumë Mirë

KUSHTET E LIDHJES SË KONTRATËS:

 

  1. Afati i kontratës: Nga data e nënshkrimit të kontratës deri në Mars 2022.
  2. Pas shitjes së produktit, kompania duhet të caktojë një person kontakti (me të dhënat e plota të tij), i cili do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe mbështetjen deri në fund të periudhës së garancisë.
  3. Pagesa 100% do të kryhet pas pranimit të faturës tatimore për shërbimin e kërkuar sipas planit që do të paracaktohet me ofertuesin, nëpërmjet transfertës bankare në numrin e llogarisë së subjektit ofrues brenda 30 ditëve.
  4. Subjekti duhet të garantojë produkte cilësore.