Skip to content Skip to footer

Indeksi Kombëtar i Integritetit të Zgjedhjeve

Kohëzgjatja: Maj 2015 – Tetor 2015

Përshkrimi i projektit

Duke synuar që të fuqizojë zërin e shoqërisë civile, ky projekt do të ndërtojë për herë të parë në Shqipëri një Indeks Kombëtar të Zgjedhjeve. Ky indeks do të përdorë si burime, raportet e monitorimit të zgjedhjeve të përgatitura nga organizatat vendase, dhe do i bëjë ato bashkë në një raport të përbashkët.

Ky raport, që do të shprehë një zë të konsoliduar të aktorëve vendas, do të shërbejë si një alternativë e raporteve të prodhuara nga monitoruesit ndërkombëtarë  të akredituar në Shqipëri.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të fuqizojë zërin e shoqërisë civile Shqiptare në monitorimin e zgjedhjeve.

Ky pojekt mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.