Skip to content Skip to footer

IDM në konferencën lançuese të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD)

IDM mori pjesë në konferencën lançuese të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) me temë “Përfshirja e Aktorëve Jopublik në Axhendën Kombëtare Rurale”, e cila u zhvillua më 11 mars 2016, në ambjentet e Hotel Tirana International. IDM është një nga organizatat themeluese dhe anëtare e ANRD-së së bashku me 14 organizata të tjera që veprojnë në gjithë territorin e vendit me fokus zhvillimin e komuniteteve rurale.

foto konferenca ANRD 2

Konferenca solli bashkë përfaqësues të lartë të institucioneve publike qendrore dhe vendore, të shoqërisë civile anembanë vendit, sektorit privat si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe misioneve të huaja në vendin tonë.

Sotiraq Hroni, Drejtor Ekzekutiv i IDM dhe njëkohësisht Kryetar Bordi i ANRD çeli konferencën duke ndarë me të pranishmit se krijimi i Rrjetit kurorëzon një seri përpjekjesh të mëparshme dhe përbën një arritje të rëndësishme të shoqërisë civile shqiptare për të siguruar politikëbërje efektive në zhvillimin rural.

IDM ka qenë aktive në promovimin e qasjes LEADER nëpërmjet aktiviteteve ndërgjegjësuese, advokuese dhe ngritjes së kapaciteteve dhe roli i saj ka qenë i rëndësishëm në avancimin e debatit kombëtar në lidhje me axhendën e zhvillimit rural.foto konferenca ANRD

IDM si anëtare e Rrjetit është e angazhuar për të dedikuar përpjekje së bashku me organizatat e
tjera në promovimin e zhvillimit rural të udhëhequr nga komuniteti. Kjo përpjekje në kuadër të Rrjetit do të rezultojë në advokaci më të fortë në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm rural me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës të komuniteteve rurale në Shqipëri.

Per me shume informacion vizitoni faqen ANRD: http://anrd.

al/.