Sotiraq Hroni është një ish-diplomat shqiptar, ish-këshilltar i Kryeministrirt të Shqipërisë (1997), dhe këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë deri në fund të vitit 1999. Z. Hroni është themelues dhe drejtor ekzekutiv në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, një organizatë joqeveritare që me kalimin e kohës është bërë një think tank aktiv duke kontribuar në reforma dhe procese zhvillimi në Shqipëri.

Që prej krijimit të saj, përgjegjësia kryesore e Z. Hroni ka qenë mbi të gjitha menaxhimi dhe zhvillimi i organizatës. Angazhimi i tij i vazhdueshëm synon të ofrojë lidhje të zhvillimin strategjik të IDM me prioritetet e vendit. Kontributet e Z. Hroni gjithashtu përfshijnë përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar institucionalisht organizatën, ndërtimin e një skuadre me individë që ndajnë të njëjtat pikëpamje dhe drejtimin e proceseve të udhëhequra nga rezultatet në çdo program të IDM. Aktualisht, IDM operon në katër fusha kërkimore të ndryshme ku përfshihet Qeverisja, Siguria, BE dhe Ballkani dhe Qeverisja Lokale dhe Zhvillimi i Integruar.

Me vizionin e tij, Z.Hroni ka drejtuar punën e organizatës drejt rritjes dhe arritjes së një identiteti të bazuar në meritua në tregun e shoqërisë civile në vend dhe në rajon. Gjithashtu, ai ka krijuar bashkëpunime dhe partneritete efikase me institucione publike e private, të cilat kanë patur një rritje të vazhdueshme gjatë viteve. Kjo e ka ndihmuar IDM të gëzojë një reputacion të besueshëm dhe të jashtëzakonshëm në shoqërinë shqiptare.

Executive Director