sqen

Tirana FLET!

Tirana FLET!

Mbështetuar financiarisht nga programi LëvizAlbania.
Kohëzgjatja: 12 muaj/ 2016-2017

Tirana FLET! adreson kërkesën ekskluzive për organizim komunitar (zgjedhje e këshillave komunitarë në minizona urbane) në bazë të iniciativës qytetare që nenet 68&69 në Ligjin e ri të Vetqeverisjes vendore parashtrojnë.

Qëllimi: Zhvillimi i demokracisë pjesëmarrëse dhe mirëqeverisjes lokale përmes aktivizimit komunitar vullnetar në qytetin e Tiranës
Objektivat:
1. Rritja e ndërgjegjësimit dhe mobilizimi i komuniteve vendore dhe grupeve të ndryshme të interesit rreth organizimit vullnetar komunitar në qytetin e Tiranës;
2. Ngritje e kapaciteteve të intitucioneve në nivel vendor për partneritet funksional me qytetarët dhe rregullimi normativ i strukturave komunitare;
3. Ngritja e kapaciteteve të strukturave komunitare të minizonave urbane për të përmbushur misionin e tyre.

Disa tregues

*Përfitues direkt : popullsia në zonën e pilotimit të 4 njësive administrative në qytetin e Tiranës (afërsisht 220,000 banorë);
*61 anëtarët e këshillit të bashkisë Tiranë;
*Rreth 100 vullnetarë, studentë të shkencave sociale;
*Anëtarët e 65 strukturave komunitare që do të krijohen;
*Administrata bashkiake dhe institucione të tjera publike në qytetin e Tiranës;
*Katër njësitë administrative pilot parashikohet se përfshijnë 65 minizona urbane;
*Në total, do të organizohen 325 takime të hapura me qytetarë për zgjedhjen e këshillit komunitarë sipas minizonave;
*65 takime për zgjedhjen e këshillit komunitar;
*65 takime të këshillave komunitarë për zgjedhjen e ndërlidhësave