sqen

Thirrje për Ekspert – Projekti CIVILISC [mbyllur]

Thirrje për Ekspert

për Vlerësimin dhe Monitorimin e Projektit “Instrumentet e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit”  i financuar nga Bashkimi Evropian, implementohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me fondacionin Bullgar “Risk Monitor”.

Tiranë, 31 korrik 2018 – IDM kërkon të kontraktojë një Ekspert për Vlerësimin dhe Monitorimin e Projektit “Instrumentet e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit’ financuar nga Bashkimi Evropian.

Eksperti do të kontribuojë me një raport dhe rekomandime bazuar në gjetjet e Vlerësimit dhe Monitorimit të procesit të zbatimit të projektit.

Raporti duhet të jetë një vlerësim i orientuar në bazë të përformancës dhe impaktit të siguruar nga IDM, si organizata kryesore dhe 25 organizata nën-grantuese, të përfshira në zbatimin e këtij projekti.

Eksperti do të rishikojë dokumentacionin e projektit (kontratën, raportet e ndërmjetme, të dhënat statistikore  dhe të do të shqyrtojë të gjitha aktivitetet e realizuara dhe botimet përkatëse). Bazuar në analizën e dokumentacionit, intervista, takime me të gjithë partnerët e përfshirë në zbatimin e projektit, eksperti do të bëjë vlerësimin dhe rekomandime për rritjen e qëndrueshmërisë së projektit dhe partneritetit.

Raporti i paraqitur nga eksperti duhet të përmbajë:

  • Përshkrim të Metodologjisë e vlerësimit
  • Termat e referencës
  • Rëndësinë e projektit dhe të strategjive të aplikuara
  • Të dhëna mbi efektivitetin në arritjen e objektivave
  • Të dhëna mbi vlerësimin e respektimit të rregullave të Vizibilitetit i projektit
  • Të dhëna mbi bashkëpunimin mes partnerëve dhe institucioneve
  • Të dhëna mbi treguesit sasiorë dhe cilësorë lidhur me realizmin e aktiviteteve
  • Të dhëna mbi eficencën e zbatimit të programit
  • Të dhëna mbi menaximi e projektit dhe strukturën operacionale
  • Të dhëna mbi ndarjen e informacionit dhe proceseve pjesëmarrëse në vendimmarrje
  • Impakti te qytetarët
  • Arritjet kryesore të projektit
  • Ndryshimi që ka sjellë tek grupi i synyar
  • Qëndrueshmëria
  • Konkluzione dhe Rekomandime

Vlerësimi dhe monitorimi i këtij projekti do të kryhet në përiudhën 1 tetor-15 nëntor 2018.

Për të aplikuar, dergoni ofertën dhe CV-në tuaj (deri në 5 000.00 EUR), përpara datës 10 shtator, ora 17.00, në adresën info@idmalbania.org