Skip to content Skip to footer

THIRRJA E PARË PËR PROJEKTIN CIVILISC

THIRRJA E PARË PËR PJESËMARRJE PËR PROJEKTIN – Instrumenti i Shoqërisë Civile kundër Korrupsionit – CIVILISC

Institute për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) publikon Thirrjen e Parë për Pjesëmarrje, në kuadër të projektit “CIVILISC-Instrumenti i Shoqërisë Civile kundër Korrupsionit”, financuar nga Bashkimi Evropian (nën Instrumentin e Ndihmës për Shoqërinë Civile -Iniciativa Qytetare dhe Komponenti i Forcimit të Kapaciteteve 2015/370-476).

Kjo Thirrja për Pjesëmarrje synon të mbështesë Organizatat e shoqërisë civile të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe/ose janë me qendër në bashkitë/ qarqet si: Prrenjas, Devoll, Cerrik, Lushnje, Shijak, Divjake, Belsh, Tepelene, Vore, Libohove, Selenice, Ura-Vajgurore. Fushat kryesore të ndërhyrjes të Fondit CIVILISC janë Mirë-qeverisja dhe Anti-Korrupsioni.

Projekt Propozimet duhet të dërgohen deri më datë 20 shkurt 2017, ora 17:00 me postë ose dorazi (aplikime të dërguara me e-mail dhe/ose fax nuk do të pranohen) në adresën e mëposhtme:

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim –IDM

Rr. Shenasi Dishnica, Nr 1, PO Box 8177

Tirana, Albania

PROJEKTI CIVILISC

Projekti CIVILISC, financuar nga Bashkimi Evropian implementohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në partneritet me Fondacionin RiskMonitor, Bullgari. Ky projekt është financuar nën Instrumentin e Ndihmës për Shoqërinë Civile -Iniciativa Qytetare dhe Komponenti i Forcimit të Kapaciteteve

Qëllimi kryesor i projektit CIVILISC është të fuqizojë dhe zhvillojë kapacitetet e shoqërisë civile në nivel vendor në luftën kundër korrupsionit në 12 (dymbëdhjetë) bashkitë e vogla dhe të mesme— Prrenjas, Devoll, Cërrik, Lushnjë, Shijak, Divjakë, Belsh, Tepelenë, Vorë, Libohovë, Selenicë, Ura-Vajgurore.

THIRRJE PËR PJESËMARRJE

Fondi CIVILISC ka për qëllim të mbështesë iniciativat e organizatave të regjistruara të shoqërisë civile të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe/ose janë me qendër në bashkitë/qarqet synuara në këtë projekt.

Iniciativat e aktorëve të shoqërisë civile të pa-formalizuar (të pa- regjistruara), si: të rinjtë, gratë, grupe qytetarësh, gazetarë lokalë, do të mbështeten përmes organizatave të regjistruara (të formalizuara) të shoqërisë civile.

Të gjitha iniciativat duhet të përmbushin objektivat specifike të Fondit CIVILISC dhe të ndjekin fushat tematike të mëposhtme:

  • Aktivitete mbikëqyrëse, monitorimi i performancës së bashkive, këshillat bashkiakë, njësitë administrative, dhe / ose institucionet e centralizuara;
  • Pjesëmarrja aktive e qytetarëve në hartimin e masave anti-korrupsion për NJQV-të si dhe në kuadrin e politikave/strategjive;
  • Monitorimi i zbatimit të legjislacionit ekzistues si edhe monitorimin e shpenzimeve buxhetore dhe kontratat publike;
  • Pjesëmarrja e shoqërisë civile/qytetarëve në vendimmarrjen lokale, përcaktimin e prioriteteve, hartimin dhe zbatimin e buxhetit, investimeve publike, dhe ofrimin e shërbimeve;
  • Monitorimi dhe vigjilenca e qytetarëve për të kërkuar llogaridhënie, transparencë dhe integritet nga autoritetet vendore përkatëse;
  • Mobilizimi i komunitetit për angazhim konstruktiv me institucionet publike për të përmirësuar përgjegjshmërinë; Dëgjesat publike; Strukturat e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit;
  • Informacion dhe fushata informuese duke u fokusuar në të drejtat e qytetarëve duke përfshirë të drejtën e qytetarëve për informim me qëllim marrjen e shërbime më të mira;
  • Ndërgjegjësim i gjerë i publikut në denoncimin e korrupsionit.

Fushat kryesore të ndërhyrjes të Fondit CIVILISC janë Mirë-qeverisja dhe Anti-Korrupsioni në nivel lokal gjithashtu prioritet do t’u jepet tematikave të mëposhtme:

  • Pjesëmarrje aktive qytetare në hartimin e masave anti-Korrupsion në njësitë e qeverisjes vendore, sikurse edhe në kuadrin e politikave dhe strategjive;
  • Aktivitete monitorimi (ëatch dog activities,) për monitorimin e performancës së Bashkisë, Këshillit Bashkiak, njësive administrative, dhe/ose institucionet e de-centralizuara në luftën kundër Korrupsionit;
  • Monitorimi i zbatimit të legjislacionit aktual në luftën kundër-Korrupsionit si dhe në monitorimin e shpenzimeve buxhetore dhe kontratave publike;
  • Pjesëmarrja e shoqërisë civile/qytetarëve në vendim-marrjen lokale, vendosja e prioriteteve, zhvillimi i buxhetit dhe implementimi i tij, investimet publike dhe shpërndarja e shërbimeve me qëllim zvogëlimin e praktikave korruptive;
  • Monitorimi dhe vigjilenca e qytetarëve për të kërkuar përgjegjësi, trasparencë dhe integritet nga autoritet lokale përgjegjëse si masa parandaluese të korrupsionit;
  • Mobilizimi i komunitetit për angazhim të përbashkët me institucionet publike me qellim rritjen e përgjegjshmërisë së këtyre të fundit; Dëgjesat publike; Strukturat qytetare në luftën kundër Korrupsionit;
  • Fushata ndërgjegjësimi dhe informimi të fokusuara në të drejtat e qytetarëve, (përfshirë këtu dhe të drejtën për informim, të dtejtën për shërbime publike, etj) me qëllim marrjen e shërbimeve më të mira, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në vendim-marrjen lokale dhe masat parandaluese në luftën kundër -korrupsionit;
  • Forcimi i rolit të medias në denoncimin e korrupsionit; etj.

Pranueshmëria e Aplikantëve

Bazuar në këtë thirrje për propozime, aplikantët potencialë janë organizatat e shoqërisë civile me qendër dhe / ose që veprojnë në dymbëdhjetë Bashkitë e vogla dhe të mesme si vijon: Prrenjas, Devoll, Cërrik, Lushnjë, Shijak, Divjakë, Belsh, Tepelenë, Vore, Libohovë, Selenicë, Ura-Vajgurore dhe qarqet respektive: Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Elbasan dhe Gjirokastër.

Përparësi do t’u jepet OSHC-ve të regjistruara, që do të punojnë në partneritet me OSHC lokale (ne nivel bashkie), që veprojnë dhe/ose janë me vendodhje në një nga 12 bashkitë e targetuara në këtë thirrje.

Aplikantët potencial janë organizatat të formalizua/regjistruara që:

  • Veprojnë dhe/ose janë me vendodhje në një nga bashkitë e targetuara.
  • Janë regjistruar në Gjykatë.
  • Janë regjistruar në zyrën tatimore të zyrës së taksave dhe zotërojnë NIPT.

Bashkë-Financimi

Iniciativat nën LOT 1 do të financohen 100 %. Në këtë kuadër nuk kërkohet kontribut nga organizatat.

Aplikuesit nën LOT 2 të komponentit të mbështetjes në formën e granteve “Anti- Korrupsioni dhe Zhvillim i Kapaciteteve” duhet të mundësojnë bashkë-financim në vlerën 5% – 7% të projektit. Prandaj, Fondi CIVILISC do të financojë deri në 93% – 95% të buxhetit të projektit.

Për shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EUR, minimum i kontributit të kërkuar nga aplikanti duhet të jetë 500 EUR.

Afatet kohore të granteve

Procedurat e Aplikimit

  1. Aplikantët që paraqesin një propozim për nën-grante deri në shumën € 5,000 (<5000) duhet të dorëzojnë

Në Shqip:

Në Anglisht:

  • Përmbledhje të Projektit
  • Formulari i Entitetit Ligjor, i firmosur dhe e vulosur nga aplikuesi (FEL)
  • Formulari i Entitetit Financiar, i firmosur dhe e vulosur nga aplikuesi dhe banka prej së cilës janë kryer transaksionet financiare (FEF)

si dhe dokumentacionin vijues:

  • Vendimi i Gjykatws dhe Statuti i organizatës (kopje);
  • Çertifikata e regjistrimit në Zyrën e Tatimeve – NIPT (kopje);
  • Dokumenta të tjera mbështetëse.
  1. Aplikantët që paraqesin një propozim për nën-grante deri në shumën € 5,000–20,000 duhet  të dorëzojnë

Në Anglisht:

si dhe dokumentacionin vijues:

  • Vendim Gjykate dhe Akt Themelim të Organizatës
  • Statut të Organizatës
  • Regjistrim në zyrën tatimore të zyrës së taksave, numër NIPT;
  • Formularin e Entitetit Ligjor ((shiko shtojcën D të këtij dokumenti udhëzues) te plotësuar dhe firmosur nga organizata aplikuese;
  • Formularin e Identifikimit Financiar në përputhje me modelin e bashkangjitur të Shtojcës E të këtij dokumenti udhëzues, të certifikuar nga banka në të cilën do të bëhen pagesat.
  • Bilanci më i fundit Financiar i Organizatës aplikuese (vetëm për organizatat që aplikojnë nën LOT 2).

Aplikimet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dërgohen me postë (rekomande, shërbim korrier privat) ose dorazi (dorezuesit do t’i jepet një vërtetim i nënshkruar dhe me datën e pranimit)

Më poshtë adresa postare për dokumentacionin që do të dërgohet me postë rekomande, sherbim korrier privat ose dorazi:

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim –IDM

Rr. Shenasi Dishnica, Nr 1, PO Box 8177

Tirana, Albania

Afati i dorëzimit data 20 Shkurt, 2017, ora 17:00

Për më shumë informacion, referohuni UDHEZUES-PER-APLIKANTET-CIVILISC-JANAR-2017-2

Pyetjet mund të dërgohen deri më datë 10 shkurt 2017 në adresën [email protected].

 Sesionet informuese do të organizohen të ndara sipas bashkive si në vijim:

Data/ Ora/ Vendi Bashkia
16 Janar 2017, ora 10:00-12:00, Universiteti ‘Eqrem Çabej’, GJIROKASTËR TEPELENË

LIBOHOVË

16 Janar 2017, ora 15:00-17:00, Hotel Fier (http://hotelfieri.com/en/), FIER

 

LUSHNJË

DIVJAKË

URA VAJGURORE

SELENICË

19 Janar 2017, ora 14:00-16:00, Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ DURRËS

 

VORË

SHIJAK

20 Janar 2017, ora 12:00-14:00, Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’, ELBASAN PRRENJAS

CERRIK

BELSH

DEVOLL