Reforma e sektorit të sigurisë ka qenë një pjesë e rëndësishme e transformimit demokratik të vendit. Progres i konsiderueshëm ka ndodhur në lidhje me konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Standarte të rëndësishme janë arritur në vendosjen e kontrollit civil të Forcave të Armatosura, dhe në reformimin dhe përmirësimin e aftësive të tyre për të marr pjesë në operacionet paqeruajtëse dhe në bashkëpunime të tjera ushtarake ndërkombëtare. Institucione të tjera të sigurisë kanë arritur gjithashtu standarte të tjera europiane. Gjithsesi, pavarësisht gjithë këtyre arritjeve, reforma e sektorit të sigurisë në Shqipëri është akoma një proces i pambaruar. Një gjeneratë e re reformash është e nevojshme në mënyrë që të arrihen plotësisht standartet e NATOs dhe BE-së. Workshopi ka si qëllim të diskutoj gjendjen aktuale dhe rrugën në të ardhmen të procesit të reformave të vendit në sektorin e sigurisë. Workshop Kombëtar do te zhvillohet gjatë datave 15-16 Mars 2012. Objektivi kryesor është të ndihmoj në identifikimin e asaj çka duhet të përfshijë një gjeneratë e re reformash ligjore dhe politike dhe si ato do mund të gjejnë zbatim. Në këtë kuadër synohet të zhvillohet një dialog origjinal midis aktorëve kryesor të sektorit të sigurisë në Shqipëri dhe të stimuloheët një debat i shumëpritur mbi sfidat e vendit dhe realizimin e tyre. IDN, nëpërmjet një numri të madh projektesh kërkimore dhe aktivitetesh të tjera ndër vite, në bashkëpunim me institucionet partnere në Ballkanin Perëndimor dhe partnerë të tjerë ndërkombëtar, veçanërisht DCAF, ka analizuar sektorin e sigurisë në Shqipëri duke mbledhur informacion mbi komponentë thelbësor që mund të jenë pjesë e një gjenerate të re reformash. Në vijim, problematikat e evidentuara janë përmbledhur në dokumente të veçanta duke u bazuar në ndarjen tematike që përbën edhe strukturën e Workshop-it të cilat do ti gjeni më poshtë:

